Eni Vasili është një nga gazetaret më të njohura, moderatore e Open News 24 dhe nder femrat më të suksesshme të medias shqiptare. Lexoni me shume per ditelindja, mosha dhe biografia e eni vasili.
Eni Vasili është diplomuar për komunikim në Universitetin IULM në Itali. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 1997 në moshë shumë të re si gazetare në departamentin e lajmeve të RTSH. Nga viti 2005 deri në vitin 2011 ka drejtuar emisionin politik “Studio e Hapur” në “Alsat”, më vonë “Ekrani Shqiptar”.
Në vitin 2013 ajo iu bashkua ‘News 24’ me ‘Studio e Hapur’. Në shtator të vitit 2018, Eni Vasili u transferua në Top Channel, duke e riemërtuar emisionin e saj në Open news 24 dhe ka fituar shumë shpejt vëmendjen e audiencës duke u bërë një nga talk show-t më të ndjekur politik.
Ajo gjithashtu shërbeu si drejtoreshë e departamentit të lajmeve. Vasili është autor edhe i dy librave, “Unë kam vrarë” dhe “Zëra nga errësira”.
Ditelindja e Eni Vasili – mosha dhe biografia e gazetares
Gazetarja 45-vjeçare, me pothuajse 25 vite në ekran, me emisionet politike është prej kohësh e lidhur me një inxhinier shqiptar qe ka jetuar me pare ne Londer, dhe tashmë familja e tyre eshte zgjeruar me dy vajza binjake.
Edhe pse eshte aktive ne profesionin e saj, çdo javë e shohim në ekran përmes emisionit‘Open news në Top Channel, duket se eni vasili ka ditur ta fshehë mirë barkun e saj të rrumbullakosur.
Kush eshte bashkeshorti i Eni vasilit?
Armandi, një inxhinier shqiptar që prej vitesh ka jetuar në Londër, por që u kthye në Tiranë për shkak të historisë së dashurisë me Vasilin.
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka sjellë në jetë dy vajza binjake pak muaj me pare.
Vasili ka dëshiruar gjithmonë që të ketë fëmijë, por impenjimet e saj profesionale, të cilat i marrin shumë kohë dhe energji, kanë bërë që këtë plan ta shtyjë vazhdimisht në kohë.
Miqtë tregojnë se Eni dhe Armandi janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër, pas rreth 5 vitesh që janë bashkë.