Ne kete perfundim ka dale nje raport i tregut te huajve ne internet LendingTree, i cili analizoi te dhenat e vitit 2021 nga Byroja e Regjistrimit te SHBA.Grate perdorin te ardhurat dhe kursimet e tyre per te investuar ne pasuri te paluajtshme.Deri ne 10.76 milione shtepi ne Shtetet e Bashkuara jane ne pronesi dhe te zena nga gra beqare, krahasuar me 8.12 milione ne pronesi te burrave beqare.
“New York Times” thekson se pavaresisht hendekut gjinor te pagave, ku gratë fitojne vetem rreth 83 cent per cdo dollar qe fitojne burrat. Shumica e shtepive ne Shtetet e Bashkuara jane ne pronesi te cifteve, por nese shikoni pronaret beqare, grate jane ne shumice. Sipas studimit, burrat beqare zoterojne dhe zene nje perqindje me te larte te shtepive vetem ne dy shtete; Dakota e Veriut (rreth 13%, kundrejt 11% per grate beqare) dhe Dakota e Jugut (12% deri ne 11%).
Per me teper, grate kane nje jetegjatesi me te gjate, keshtu qe nje pjese e grave beqare qe kane shtepi jane te veja. Megjithate, ka edhe nje arsye tjeter qe grate zgjedhin te investojne ne shtepi, pasi per to eshte prioritet. Nje raport nga Shoqata Kombetare e seksereve spekuloi se grate beqare shpenzojne me pak per blerjen e shtepive sesa burrat dhe jane te gatshme te bejne me shume sakrifica financiare per ta bere kete.
Kjo prirje do te coje, ne vitet e ardhshme, ne pasoja nga pikepamja e tregut te pasurive te paluajtshme dhe raporti eshte perpjekur te hipotezoje disa shpjegime. Por jo te gjitha femrat fitojne me pak, shpesh varet nga zona gjeografike dhe mosha. Sipas New York Times, ne 22 zona metropolitane te SHBA-se, te ardhurat per grate nen 30 vjec perputhen ose tejkalojne ato te homologeve te tyre meshkuj.