Se fundmi kemi hasur nje term ne profilin e Arbenita Ismaili, i cili per shume ndoshta nuk eshte i ri, por shume ndjekes e kane pyetur ne lidhje me kuptimin.
Rrjetet sociale na perballin shpesh me terma te rinj, te cilet lidhen dhe me gjendje te caktuara perceptimi apo psikologjike.
“Pareidolia”, eshte nje situate psikologjike qe mesa duket modelja e perjeton ne jeten e perditshme.
Pareidolia do te thote qe te shohesh nje kuptim ne nje objekt, model ose forme e cila ne te vertete nuk e ka.
Paridolia e fytyres eshte aq e forte sa qe edhe modelet e paqarta te hijeve mund te duken se permbajne fytyra. Ndersa shikimi i fytyrave ne te gjitha llojet e objekteve dikur mendohej si nje shenje e psikozes ose nje lloj crregullimi, ne ditet e sotme pareidolia shihet si nje pjese normale e pervojes njerezore.