Dasma e shumeperfolur e çiftit te njohur te showbiz-it, Afrona Dika dhe Blero Muharremi, me ne fund ka nje date.
Ndonese jane pyetur shpesh se kur do ta kurorezojne dashurine e tyre disavjeçare, Afrona dhe Blero nuk kane dashur te bejne publike shume detaje, por kete here qe pergatitjet kane nisur te kristalizohen, edhe ata kane nisur t’i zbulojne detajet nje nga nje.
Shtatori eshte muaji ne te cilin çifti i njohur do te kurorezoje dashurine. Siç eshte mesuar sot nga mediat, pergatitjet kane nisur. “Rana e Hedhun” ne Shengjin eshte vendi qe do te prese rreth 600 te ftuar, te cilet do te vijne enkas nga Kosova.
Ende nuk jane zbuluar te tjera detaje qe do te kompletojne eventin, por si fillim, dihet qe çifti po realizojne setin fotografik ne Tirane, i cili, me sa duket, do t’i shoqeroje edhe ne ceremonine e marteses.
Vete Afrona ka postuar nje foto dhe nje video te shkurter ne profilin e saj, duke treguar se shume shpejt do te behet nuse. Edhe per fustanin e bardhe, modelja eshte pothuajse gati, por per te, duhet te prisni. Ka akoma kohe per te mesuar detajet!