Kur puthim dike veme ne levizje 34 muskujt e fytyres. Kur buzet puthiten, niveli i serotines rritet, nderkohe qe kortizoli bie, ulet niveli i stresit dhe rritet kenaqesia. Puthja eshte nje goditje elektrike qe ve levizje zemren, emocionet dhe perfshin ne gjithe trupin nga maja e thoit tek maja e flokut. Ja disa nga perfitimet e puthjes:
Puthja eshte nje forme intime fizike qe e ben gjithmone partnerin te ndihet i dashur dhe i vleresuar.
Dita e puthjes eshte nje nga ditet me romantike sepse puthja eshte nje kenaqesi e vecante midis partnereve dhe rrit dashurine. Cdo vit Dita e Puthjes festohet edhe per te ndezur me shume dashurine dhe pasionin ne marredhenien ne çift.
Kur puthim? Studimet kane treguar se 66% e femrave dhe 59% e meshkujve nuk e vazhdojne nje marredhenie ne qofte se puthja e pare eshte zhgenjyese. Puthja lidh dy persona me njeri-tjetrin dhe krijon nje intimitet te madh midis ciftit. Nuk ka nje lloj puthjeje ato jane disa. Ka puthje te buta, te lehta dhe deri tek ato pasionantet. Pra sic e shihni te mirat e puthjes jane te shumta keshtu qe mos harroni te puthni sa here te mundeni partnerin tuaj.
Puthja nuk eshte e dobishme vetem per marredhenien tuaj, por gjithashtu mund te beje mrekulli edhe per shendetin.
Pse e festojme kete dite?
Puthja eshte nje menyre e vecante e shprehjes se dashurise dhe nje pjese integrale e nje marredhenieje te shendetshme. Dhe, sic ka thene me te drejte poeti Rupert Brooke, “Nje puthje e ben zemren te re perseri duke zhdukur vitet”.
Puthja cliron hormone te lumturise
Puthja ndez ndjenjat e dashurise, duke stimuluar qendren e kenaqesise se trurit, e cila con ne sekretimin e ‘hormoneve te lumtura’ ne trup. Hormone te tilla si oksitocina, dopamina dhe serotonina clirohen kur perjetoni kenaqesi. Puthja gjithashtu zvogelon nivelet e kortizolit, d.m.th., hormonin e stresit ne trup.
Deshironi nje goje te paster? Puthni partnerin cdo dite
Kur putheni, nderkohe nderroni edhe peshtymen. Studimet thone se puthja stimulon rrjedhen e peshtymes, e cila nga ana tjeter neutralizon acidet, rimineralizon dhembet dhe largon grimcat e ushqimit. Puthja ndihmon gjithashtu per te levizur bakteret e shendetshme ne goje.
Puthja ju ben edhe te bini nga pesha
A e dini se kjo veprimtari e kenaqesise mund te coje edhe ne humbje peshe? Sipas studimeve, gjate nje puthjeje vertet pasionante, mund te digjni dy kalori ne minute, qe eshte dyfishi i shkalles se metabolizmit.
Puthja e mengjesit
Sipas nje studimi gjerman puthja e mengjesit ose ajo qe jepet para se te shkosh ne punë ka efekte pozitive per vetevleresimin. Puthja e mengjesit dhe te gjitha puthjet te ndihmojne ne permiresimin e humorit. Nje puthje ndihmon te luftosh ankthin dhe te rikthen besim ne vetvete.