Shqiptaret ua kalojne europianeve ne politike dhe ekonomi.
Grate ne pushtet zene pozicione qe iu falin autoritet, ndikim dhe ne te njejten kohe pergjegjesi. Historikisht pushteti dhe pozicionet drejtuese kane qene me gjeresisht të zoteruar nga burrat, duke shenuar nje nga hendeqet me te medha qe ekzistojne midis gjinive
.Fusha e pushtetit te grate matet përmes tre nendarjeve kryesore: pushteti politik, pushteti ekonomik dhe pushteti social.
Pushteti social i grave shqiptare
Nenfusha e pushtetit social perfshin treguesit qe matin raportin e grave dhe burrave ne bordet e organizatave qe financojme kerkimet shkencore, perqindjen ne bordet e kompanive te transmetimit publik dhe perqindjen ne anetaresine e organeve me te larta vendimmarrese te organizatave kombetare sportive olimpike. Pushteti social mbulohet nga Indeksi i Barazise Gjinore per shkak te ndikimit simbolik qe ai ka tek shoqeria dhe aksesi ne struktura dhe ne pozicionet e pushtetshme ne fusha te ndryshme.
Krahasuar me mesataren e 28 vendeve te BE-se, grate ne Shqiperi kane nje perfaqesim relativisht te larte ne bordet e organizatave qe financojne kerkimet shkencore krahasuar me mesataren e BE-28.
Sipas Indeksit te Barazise Gjinore te publikuar nga INSTAT, kur behet fjale per pushtet, grate shqiptare listohen krahas atyre me te pushtetshme ne Europe si Suedise, Frances dhe Danimarkes, mbi normen mesatare te 28 vendeve te Bashkimit Europian. Nuk eshte aspak rastesi lidhja e grave shqiptare me pushtetin, mjafton te kujtojme mbretereshen ilire, Teuten, jehona e pushtetit te se ciles degjohet deri ne ditet e sotme.