Kur Robert Mugabes iu mor pushteti ne Zimbabve, krahas lajmeve per te, flitej edhe per gruan e tij, Grace Mugaben. Ajo ishte bere sensacion ne mediat boterore. Zonja Mugabe njihej edhe me nofken “Gucci Grace”. Emer i fituar per shkak te fetishit me shopingun dhe shpenzimeve marramendese. Luksi i ndejave te saj ngjasonte ne banketet e romakeve te vjeter ku testoheshin limitet e kenaqesise dhe shfrenimet deri ne delir ishin te obligueshme.
Derisa me hedonizmin e tepruar trajtonte qejfet e zemeruara te parealizuara ne te kaluaren, deficitin e vet intelektual e trajtonte me organizimin e eventeve te bamiresise. Per boten perendimore tregimi kishte ardhur si i pazakonte. Per boten shqiptare diçka e pare. Hedonizmi pa kurrfare intelektualiteti i grave te politikaneve ne Kosove e Shqiperi shqiptaret e njohin mire.
Ne dy vendet tona te varfra ka gra politikanesh qe standardin e kane edhe me te larte se te “Gucci Grace”. Derisa per te plotesuar ciklin snobist edhe ne keto ane kemi pare “angazhime” te tilla te ahengjeve te bamiresise ku kerkohet luftimi i varferise me çanta lekure “Bottega Veneta” ne duar e diamante ne qafe.
Ne perendim, familjet e politikaneve, sidomos grate e tyre, jane nen llupen e njejte te gjykimit si vete lideret politik. Per shembull ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Zonja e Pare eshte institucion ne vete. Jo rralle perfshihen me opinionet e tyre edhe ne tema politike. Profesori amerikan, Robert D. Putnam, ne nje interviste tregonte se si nje here ishte ftuar nga presidenti George W. Bush per t’ia shpjeguar nje shqetesim akademik te tij, rreth rritjes se dallimeve ne te ardhura ne mes shtresave shoqerore ne SHBA, por presidenti nuk e kapte dot. Me pas kishte nderhyre gruaja e tij, Laura Bush, e shkolluar ne Shkencat e Edukimit, duke ia sqaruar burrit te saj se ku ishte problemi. Putnam tregon se ajo e kishte shpjeguar akoma me mire se vete ata te gjithe problematiken, prandaj me vone kur kishin vazhduar studimin, shpjegimit te zonjes se pare iu kishin referuar si “Hipoteza Laura Bush”.
Njejte mund te merret shembulli i Michelle Obamas, gruas se Barack Obamas, nje avokate e zonja e diplomuar ne Harvard, per te cilen, siç kishte treguar edhe nje profesor qe u kishte ligjeruar te dyve ne Harvard – “ishte shume me e zonja se Barack, por mos i tregoni presidentit”.
Fjalimet e Michelle ne Konventat e demokrateve mbahen mend si nga me inspirueset koheve te fundit. Prandaj nje pjese e madhe e suksesit te Obamas i atribuohet – me te drejte – gruas se tij.
Kjo eshte arsyeja qe ne Amerike e trajtojne jetike ekspozimin e faktit se para votuesit ne kete rrugetim jane bashke me grate e tyre (ose burrat). Per me teper bashkeshortet e politikaneve garues jane pjese integrale dhe tejet e rendesishme e kampanjave politike. Ata udhetojne, mbajne fjalime, marrin pjese neper emisione, madje pyeten edhe per politika te caktuara. Shoqeria puritane amerikane e do nje familje te shendosh ne zyrat dhe funksionet e shtetit.
Ndryshe nga SHBA-të dhe vende të tjera demokratike, në Shqipëri ka qenë për një kohë të gjatë e kundërta. Familjet e politikanëve dhe veprimtaritë e tyre janë shkëputur çuditshëm dhe pakuptueshëm nga ta.
Jo vetem votuesit, edhe vete politikanet kane menduar se aktivitetet e familjareve te tyre te ngushte nuk perbejne ndonje domethenie ne rrugetimin e tyre politik.
Per shembull, Sali Berisha ka akuzuar gjithçka dhe gjitheke, por asnjehere s’ka marre mundin te jap nje arsyetim per veprimtarite dyshuese te djalit te tij – as kur veprimtari te tilla kane prodhuar skandale katastrofale siç ishte Gerdeci.
Veprimet e familjareve per nje kohe te gjate jane amnistuar dhe madje as s’jane diskutuar nga mediat. Ata kane shijuar te mirat e pushtetit, statusin qe vjen me te. Kane abuzuar shume shpesh me benefitet, por shume pak jane gjykuar. Eshte krijuar distance nga kritika dhe puthitje per privilegjet. Por, Shqiperia ka ndryshuar dhe siç kuptohet lehtesisht ndryshimi nuk eshte veç estetik, packa se edhe i tille eshte.
Shqiptaret sot nuk votojne me vetem per “burrin me mustaqe” qe sjelljen e ka si ligjeruesit e korruptuar fetare me frazen nonshalante “bej si them une, por mos bej si bej une”. Shqiptaret e kane kuptuar qe ambienti privat i politikaneve eshte tregues i rendesishem i sjelljes se tyre publike. Jane bere kerkues – me te drejte – te standardit familjar te secilit qe u futet ne familje per t’ua kerkuar besimin politik.
Prandaj, perkunder se mund te duket krejt e paperfillshme ne vlugun e madh te arsyeve, Edi Rama ka nje perparesi te konsiderueshme ne kete drejtim. Ai ka tete vjet ne politike si kryeminister dhe te vetmet sherre qe ka mundur t’i beje familja Rama kane ardhur nga vete Edi. Familja jo vetem qe nuk i ben dem kryeministrit aktual, por kuptohet si nje ane e forte e tij.
Ata dhe veçanerisht familja e ngushte e tij, qe pak a shume i bije gruaja Linda, qendrojne mire ne te dyja drejtimet karshi rreziqeve te degjenerimit nga pushteti.
Jo qe nuk prodhon ndonje skandal, por as nuk ka degraduar ne snobizem, siç lehtesisht mund te ndodhe ne vende si Shqiperia kur per nje kohe te gjate me mirekuptim eshte ruajtur keqkuptimi se familjet e lidereve qe udheheqin u dashka te gezojne ndonje lloj statusi mbreteror.
Linda Rama ka rrugetimin e saj jetesor dhe mendimin politik. Ka intelektualitetin brenda profesionit dhe shfaqjen e ka me takt. Eshte e vetmja bashkeshorte, nder bashkeshortet e presidenteve dhe kryeministrave shqiptare, qe ka titull doktore e shkencave. Titull i fituar kur ishte vetem 32 vjeçe.
Ne media paraqitet, por per te dhene mendimet e personale. Eshte pjese e betejes per nje Shqiperi me te mire, por brenda betejes ka luften e vet per nje Shqiperi me te mire per grate shqiptare. E zeshme dhe racionale edhe ne kritika ne raport me vete bashkeshortin e saj, per te cilin, siç kuptohet edhe nga fjalimet publike, di ta beje dallimin mes burrit Edi Rama dhe Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama. Edhe ne fjalimin e saj ne Kongresin e PS-se nje vit me pare ajo vuri ne siklet Ramen, duke shfaqur besim ne partine socialiste, por kerkuese gjithashtu.
“Kjo eshte opozita ime me e forte”, pati thene Rama pas fjalimit te Lindes. Fjali e formuluar per te prodhuar te qeshura, por jo pa siklet.
Prandaj, per mandatin e trete ka merita te medha, besojme, edhe Linda, sepse ajo i dha lirine Rames dhe ndergjegjen publike. Nuk e beri vetem rolin e gruas se kryeministrit, por shume me teper gruan e Edi Rames, duke e shkeputur nga arroganca qe vjen nga pushteti i burr(ave)it.