Artisti ka folur se fundmi per mundesine e nje ribashkimi te mundshem te ‘One Direction’ gjate episodit te fundit “The Late Late Show” te te James Corden.
“Po apo jo, do te kete nje ribashkim te One Direction? A do te ndodhe ndonjehere?” –ishte nje pyetje qe fansat kishin bere per te.
“Kam frike se nuk eshte nje pyetje po ose jo,” u pergjigj ai. “Kurre mos thuaj kurre. Nese do te kishim nje moment kur donim ta benim, nuk ka ndonje gje qe mund te na pengoje.”
One Direction – i perbere nga Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik njoftuan se do te benin “pauze” ne vitin 2015, nje vit pasi Malik u largua nga grupi dhe e la grupin prej pese anetaresh me kater.
Ata kane bere HISTORI… dhe Harry Styles nuk eshte ende i gatshem te largohet pergjithmone.
Edhe pse grupi tha se do te ishte ne nje pauzë 18-mujore, ata nuk u ribashkuan kurre dhe te gjithe anetaret kane vazhduar te ndjekin karriera solo. Ne fillim te ketij muaji, u raportua se grupi i te rinjve do te ribashkohej ne episodin e fundit te Corden. Por emisioni mbylli shpejt spekulimet ne llogarine e tij zyrtare ne Twitter, duke thene se nuk ishte e vertete.