41 vjecari me origjine nga Holanda mund te gjobitet me shume se 100,000 € (88,000 £) nese perpiqet te dhuroje perseri.
Atij iu dha nje urdher qe te ndalonte se dhuruari sperme, ne klinikat e fertilitetit ne Holande ne vitin 2017, pasi u zbulua se ai kishte me shume se 100 femije. Pavaresisht kesaj ai vazhdoi te dhuronte sperme jashte vendit dhe ne Internet.
Nje 41-vjecar i quajtur Jonathan eshte babai i me shume se 550 femije ne mbare boten. Kjo ka ndodhur permes dhurimit te spermes, gje e cila i eshte ndaluar se fundmi nga Gjykata e Hages.
Ai u dergua ne gjykate nga nje fondacion qe mbron te drejtat e femijeve te donatoreve dhe nga nena e njerit prej femijeve qe dyshohet se ka lindur nga sperma e tij.
Atyre u kerkohet te kufizojne numrin e dhurimit te spermes, qe te shmangin mundesine e krijimit te nje cifti mes motrave dhe vellezerve pa dijeni dhe te kene femije se bashku.
Gjyqtarja Thera Hesselink, tha se gjykata e ndalon te pandehurin qe te dhuroje spermen e tij, cifteve pas nxjerrjes se ketij vendimi. Holanda eshte goditur nga skandalet e fertilitetit edhe ne te kaluaren.