Me nje histori te pasur dhe trashegimi kulturore te vlefshme, Berati eshte nje destinacion turistik qe duhet te vizitohet nga te gjithe. Berati eshte nje qytet shume i bukur ne juglindje te Shqiperise.
Ne Berat, ka shume atraksione te mrekullueshme per te pare, duke perfshire Kalane e Beratit, nje kala e lashte me pamje te mrekullueshme nga maja e saj. Pervec kesaj, ka edhe shume kisha historike, si Kisha e Shen Merise dhe Kisha e Shen Spiridonit.
Ne Berat, ka edhe nje qytet te vjeter me rruge kalldremu, ku mund te shijoni nje shetitje te bukur ne mes te shtepive tradicionale dhe dyqaneve me artizanat dhe produkte te tjera te lokalit. Pervec kesaj, ka edhe disa muzeume interesante, si Muzeu Etnografik i Beratit, ku mund te mesoni me shume rreth trashegimise kulturore te ketij qyteti te vecante. Gjithashtu, Berati eshte nje qytet i njohur per veren e tij te shijshme dhe ushqimin tradicional te kuzhines shqiptare. Nese vizitoni Beratin, duhet te shijoni nje darke me pjate tradicionale si byrek me gjize dhe qofte te ferguara, duke shoqeruar kete me nje gote vere te kesaj rajoni.
Ne perfundim, Berati eshte nje qytet i bukur dhe i vlefshem per te vizituar, dhe sigurisht do te keni nje eksperience te paharrueshme nese vizitoni kete qytet historik dhe kulturor ne juglindje te Shqiperise.
Qyteti i 1001 dritareve dhe historia e Beratit
Berati eshte nje nder qytetet e rralle, i cili i takon agimit te njerezimit.
Nje kohe, kur ujrat rridhnin te pakontrolluara dhe shkaterruese, ne kete zone u krijua nje masiv shkembi, i zbuluar nga natyra ne saje te ketij lumi, i cili duket te jete vene posacerisht per te mirepritur nje qytet ku jeta filloi te organizohej per me shume se 2400 vite. Ky qytet, rezultat i fantazise se rafinuar, terhoqi poetet te shkruajne dhe piktoret te pikturojne.
Qytetet si Berati kane nje gjeneze jo te thjeshte. Periudha e para-qyteterimit zgjati gati dymije vjet. Zbulimi ne muret e keshtjelles, i dy cekaneve prej guri dhe mbetjeve metalike (perbere prej bakri dhe bronzi), qe i perkasin fillimit te periudhes se bronzit (dymije vjet para Krishtit) e provojne kete. Zbulimet e mevonshme te shume pjeseve prej qeramike, tregojne shtimin e ngulimeve te bera ne kete qender, derisa ne shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua ne nje keshtjelle ne koder djathtas lumit Osum, e cila shenoi origjinen e qytetit. Keshtjella me bazamente ilire, u ruajt ne shekuj dhe ne shekujt VI, XIII, XV e XIX u modifikua. Si i tille ajo nuk eshte vetem nje nder keshtjellat me te medha te banuara, por edhe nje arkiv guresh, i cili ofron nje varietet stilesh e kontributesh te epakave te ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
Berati eshte nje nga qytetet me te bukura te Shqiperise, i njohur si “Qyteti i 1001 dritareve”. Ky qytet i lashte ka nje histori te pasur dhe te gjate, dhe eshte nje vend i vecante per te vizituar dhe per t’u njohur me kulturen dhe traditat e Shqiperise. Historia e Beratit fillon qe ne kohen e lashte, kur qyteti ishte nje qender e rendesishme ushtarake dhe ekonomike ne rajo
n. Ne shekullin e 4-te, Berati u pushtua nga romaket, ndersa ne shekullin e 6-te u pushtua nga bizantinet. Ne shekullin e 9-te, qyteti u be pjese e themelimit te Shtetit te Shqiperise se Mesme, dhe gjate shekujve te ardhshem, Berati ishte nje qytet i rendesishem kulturor dhe ekonomik ne Shqiperi.
Berati u perket qyteteve te rralle ku jeta fillon qysh ne lashtesine e thelle dhe vazhdon pa u nderprere deri me sot. Dy cekane guri e datojne fillimin e jetes ne te para Periudhes se Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Deshmite arkeologjike tregojne se ne shek. VII-VI P.Kr. Ketu eshte zhvilluar nje vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij te qeramikes dhe me nje jete shoqerore te diferencuar.
Ne kufijte e legjendes dhe te historise, ky vendbanim thuhet te kete qene Orestiada e lashte,historia e ka quajtur keshtu ngaqe aty banonin nje fis i pellazgeve, orestet, i pari i te cileve ishte Oresti, i biri i Agamemnoni.
Ne Berat ka shume muze te tjera, qe deshmojne historine, por muzeu i hebrenjve eshte me i vecanti se deshmon zemren e qytetit. Ai eshte i vetmi muze dashurie ne qytet. Dhe ashtu i tille sic eshte do te mbledhe hebrenjte e Beratit, femijet e tyre, femijet e femijeve qe do te trokasin tek ajo dere ne vite, e do e gjejne vetem hapur, si portat e hapura te Beratit. Ka ardhur koha e Beratit dhe historia e tij .
Te tregoje historine e tij. Qyteti i nje mbi nje dritareve ka 1001 histori per te treguar.
Kalaja
Kalaja eshte monumenti me antik, me nje siperfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet ne nje koder 187 m te larte, e rindertuar disa here gjate periudhave te historise. Ndodhet ne pjesen e siperme te qytetit dhe ka mure te larta rrethuese te ndara nga 24 kulla te formave dhe dimensioneve te ndryshme, te ndertuara ne periudha te ndryshme. Eshte ndertuar me gure gjigande ne forme katrori. Ne periudhen bizantine keshtjella ndodhej ne listen e fortifikimeve te Justinianit. Muri rrethues rrethon kodren, e cila dominon qytetin aktual te Beratit dhe ka formen e nje shigjete drejtuar nga veriu, ne fakt, me pare formonte nje zinxhir me kodren perballe Gorices, e cila eshte 6 m me e larte.
Ne pjesen e veriore ne te cilen ndodhet porta kryesore, ka qene ndertuar nje oborr i fortifikuar mire, qe eshte nje nga ndertimet e para te ketij lloji te realizuar ne mesjete me qellim devijimin e sulmeve direkte. Ne pjesen me te larte te keshtjelles ndodhet gjithashtu nje akropol i rrethuar nga mure, brenda se ciles gjenden mbetjet e nje garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve te pashait dhe te Xhamise se Bardhe ne periudhen otomane.
Historia ka treguar se keshtjella i ka qendruar besnike planimetrise se saj te shekullit IV para Krishtit. Hera – heres , sipas teknikave te perdorura, keshtjella u pershtat, e kjo mund te vihet re ne kullat e predispozuara per topa dhe ne frengjite per pushket, qe shfaqen ne periudhen e pashalleqeve te medha shqiptare, te shekullit XVIII-XIX. Topat gjenden ende edhe sot pergjate mureve te keshtjelles.