Justin Theroux e dinte qe lidhja me Jennifer Aniston nuk do te ishte krejt e zakonte keshtu qe mori disa keshilla paraprake.
Ne nje interviste per Today, ai u pyet per aktoren, me te cilen u njoh per here te pare ne vitin 2011 dhe u nda ne vitin 2017.
“A ishte kjo marredhenie nje tronditje per jeten? Dhjete vjet me pare, kur filluat te dilni me Jennifer dhe u martuat, terhoqet shume vemendje?” Geist e pyeti aktorin, i cili luan ne shfaqjen Apple TV + The Mosquito Coast.
“Jason Bateman ne fakt me dha nje nga keshillat me te zgjuara. Ai me tha: “Shiko, ne ate industri argetuese do te linde nje personazh dhe ai personazh je ti, por nuk je ti. Ky personazh eshte i zemeruar, ka nje problem, eshte e embel. Eshte nje telenovele qe do te shkruhet. Keshtu qe keshilla ime eshte te mos e ndiqni historine e ketij djali.”
Theroux dhe Aniston kane mbetur ne nje marredhenie miqesore qe nga ndarja e tyre. Ata i urojne njeri-tjetrit ditelindjen çdo vit dhe flasin pozitivisht ne intervista.
Se fundmi ai ka folur per Esquire ku ka treguar se ende mban kontakte me Jennifer mjaft rregullisht.
“Dua te them se kemi mbetur miq. Ne flasim me FaceTime. Ne dergojme mesazhe. Na pelqeu apo jo, nuk e patem ate ndarje dramatike dhe e duam njeri-tjetrin. Une jam i sinqerte kur them se e vleresoj miqesine tone. Ajo ben shaka , une qesh.”Ka shume humor. Do te ishte nje humbje per mua nese nuk do te kisha kontakt me te. Shpresoj qe ajo te mendoje te njejten gje”.
Deklarata vazhdoi:
“Normalisht qe kete e kemi bere privatisht, duke qene se industria e thashemeve nuk mund t’i rezistoje nje mundesie per te spekuluar dhe shpikur, prandaj cfare nuk del nga goja jone, eshte thjesht trillim i dikujt tjeter. Mbi te gjitha, ne jemi te vendosur te ruajme respektin dhe dashurine e thelle qe kemi per njeri-tjetrin.”
Justin dhe Jennifer u njohen ne 2008-n dhe filluan te dilnin bashke ne vitin 2011. Ata u martuan ne gusht te 2015-es, ne nje ceremoni qe u maskua si “festa e ditelindjes se Theroux”. 3 vite me pas, u divorcuan.