HOME
REAL ESTATE
AUTO MOTO
SHES BLEJ
PUNE
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Quick - News
Advertisement
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
Quick - News
No Result
View All Result
Home Informacione

Jahtet tendenca e milionereve shqiptar

by admin
June 2, 2023
in Informacione, Kuriozitete, Places
A A
0
Jahte-ne-Shqiperi- quick albania
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jahtet jane risia e koheve te fundit per ti marre me qera ose ti blejne dhe sidomos skafet . Milionat qe i ikin Shqiperise nga transaksionet jashte kanaleve te saj dhe si po perfiton Mali i Zi nga turizmi dhe projektet e suksesshme. Transaksionet i kalojne 20 milione euro.

Miliarderet jane shpesh pjese e titujve “bombastikë” te mediave ne bote dhe, ne shume raste, per stilin ekstravagant te jeteses se tyre. Kane supermakina, megajahte, hotele dhe bejne pushime qe te krijojne iluzionin e nje bote tjeter, te nje bote ireale. Shqiperia, edhe pse nje pike oqeani, duket se nuk i ka shpetuar tendences qe kane super te pasurit per te shijuar ne maksimum aksesin qe te jep ky status. Se fundmi, nje tendence qe po pervijohet eshte zoterimi i nje jahti duke kaluar nga faza e qiramarrjes ne ate te te qenet pronar. Burime nga operatoret e tregut qe kryejne edhe negociatat apo asistojne ne transaksione, ne harkun e me pak se nje viti jane blere shtate jahte, por numri i tyre eshte shume me i madh. Pyetja qe lind vetvetiu eshte: Ku jane keto jahte, pse nuk i shohim ne brigjet shqiptare jahtet ?

Ne fakt, shumica zgjedhin t’i mbajne larg Shqiperise, jahtet ne brigjet e Montekarlos ne Monako, te Kanes ne France, ne Holande, dhe me i aferti me Shqiperine, ne Tivat te Malit te Zi. Ka edhe nga ata qe zgjedhin te prekin here pas here brigjet shqiptare, por ky veprim nuk u krijon problemin e zakonshem qe lind nga burokracia, sepse regjistrimi i tyre eshte bere nen flamurin e nje shteti tjeter, qe rendom mund te jete Malta, Holanda, Italia, Qiproja apo Monako. Volumet kane ardhur ne rritje dhe kete e konfirmon edhe tendenca qe ka pasur importi i mjeteve te tjera lundruese ku motoskafe, varka me motore dhe gomone kane shenuar nje shifer prej 4165 njesish te importuara, me nje vlere kumulative prej 4.5 milione dollaresh, sipas burimeve zyrtare.

Por ndersa per kete kategori eshte e lehte te kuptosh vleren e shpenzuar, per jahtet, transaksionet kryhen ne kanale jashte Shqiperise por qe permes agjencive negociatore mund te krijosh nje ide mbi milionat qe qarkullojne. Dorian Mersini, avokat per ceshtjet detare, shprehet se interesi ka ardhur ne rritje, por transaksionet qe behen nuk kalojne permes Shqiperise. Ai shton se jane te pakten 20 milione euro blerje jahtesh qe jane bere ne vend, nga te cilat, Shqiperia ka humbur 4 milione vetem nga mosarketimi i TVSH-se se zhdoganimit .

https://dyqan.taxi https://dyqan.taxi
ADVERTISEMENT
jahtet quick albania

Rritet importi i gomoneve, skafeve dhe varkave me motor

Te dhenat tregojne se ka nje tendence gjithnje ne rritje per blerjen e nje mjeti lundruessic jane jahtet. Nje jaht ne kufijte 20-25 metra nis minimalisht me vleren nga 500 mije euro dhe sipas madhesise dhe faciliteteve te integruara ne te, rritet edhe cmimi, qe shkon ne miliona euro.

Por jo te gjithe mund te perballojne shpenzimet marramendese qe ka nje mjet lundrues i klasifikuar si jaht. Ndaj nje pjese e mire e atyre qe gezojne nje status ekonomik te kenaqshem dhe ndajne pasionin per peshkimin, eksplorimin dhe adrenalinen qe te jep deti mjaftohen edhe me mjete lundruese me ekonomike, sic mund te jene skafet, gomonet por pse jo, edhe motor uji qe rendom njihen si jet ski.

Ne liste jane edhe mjetet e tjera lundruese pervec jahtet , si varka me motor apo jet ski, qe arrijne ne shifren 2023, nga nje luhatje prej 90 minimalisht dhe 282 . Vlera e importeve per kete kategori eshte 1.9 milione dollare, me cmimin mesatar per njesi prej 718 dollaresh, por qe cmimi i varkave ulet dukshem nga mesatarizimi me cmimin e jet ski .

RelatedPosts

No Content Available

Ne total, ajo qe vihet re eshte tendenca e shqiptareve per t’u pajisur me mjete lundruese, ku nje pjese e mire kane shkuar edhe ne funksion te turizmit, sic jane kryesisht jet ski, por edhe per perdorim individual.

Jahtet ne shqiperi quick al

Cilat jane zonat me te bukura per t’u pershkuar me jahtet?

Zonat me te bukura te vendit tone per te udhetuar me jaht jane gjiret dhe shpellat qe gjenden ne detin Jon (Gjiri i Karaburunit, Sazani, Gjiri i Grames, Arushes, Shpella e Haxhi Aliut, Gjipe, Keshtjella e Ali Pashe Tepelenes, bregdeti i Dhermiut, Himares, Sarandes). Keto gjire, pervec bukurive mahnitese natyrore, jane te mbushur dhe me histori dhe site arkeologjike. Ne kete drejtim, shteti duhet te beje sa me pare ruajtjen dhe kontrollin e tyre, mbrojtjen mjedisore, katalogimin e pasurive arkeologjike mbi dhe nenujore, si dhe te nxirren ligjet perkatese me sanksione te rrepta, nese keto pasuri cenohen nga turiste, qofshin keta shtetas shqiptare apo te huaj.

Gjithashtu zona te bukura ku mund te shkoni me jahtet jane ne detin Adriatik, ku mund te permendet Kepi i Rodonit me kalane e Skenderbeut, Rana e Hedhun ne Shengjin.

Tags: jahtetmilioneret shqiptartendencat e fundit
https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick
Previous Post

Rapsodia ne tryezen me autentike ne Lezhe

Next Post

Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret

Related Posts

No Content Available
Next Post
stk-rooftop-feature quick albania

Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret

Recent Posts

  • Xhesika Berberi rrefen jeten ne Amerike
  • Saimir Tahiri lirohet nga burgu
  • Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret
  • Jahtet tendenca e milionereve shqiptar
  • Rapsodia ne tryezen me autentike ne Lezhe

Recent Comments

No comments to show.
download quick.al application shkarko aplikacionin quick albania prona mjete lajme

Archives

  • June 2023
  • May 2023
  • April 2023
  • March 2023
  • February 2023
  • January 2023
  • October 2022
  • September 2022
  • August 2022
  • July 2022
Quick - News

© 2022 Quick | News & Info

Navigate

  • Contact
  • Home
  • Privacy Policy

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts

© 2022 Quick | News & Info