Aktorja, e cila eshte divorcuar dy here, ka vendosur te adoptoje nje vajze nga jetimorja meksikane, Casa Hogar Sion. Jennifer ka qene nje mbeshtetese per nje kohe te gjate e jetimores dhe miqte e saj tani thone se procesi i biresimit do te finalizohet deri ne qershor.
Jennifer Aniston thuhet se ka dhene nje lajm te madh gjate ribashkimit te “Friends” qe u filmua javen e kaluar. Aktorja u takua me pese yjet e serialit komedi ne Los Angeles per te filmuar bashkimin e shumepritur.
Burime kane treguar se bashkimi emocionues beri qe Jennifer Aniston te ndante disa lajme bombe, ndersa u tregoi kolegeve se planifikon te behet nene se shpejti.
Dhe ndersa ribashkimi ne vetvete eshte nje ngjarje e madhe qe miliona fansa ne te gjithe boten mezi e prisnin, thuhet se ka nje arsye tjeter te madhe per ta ndjekur.
“Jen ndjeu se ribashkimi ishte koha e perkryer per te bere njoftimin per biresimin e femijes. Ndersa vajzat tashme e dinin – pasi ato e takojne njera-tjetren rregullisht – ajo mendoi se do te ishte e vecante t’u tregonin djemve kur ishin te gjithe se bashku, pasi rralle shihen per shkak te jetes se tyre te zene dhe angazhimeve te punes,” tha nje person i brendshem per Closer.
“Duke kaluar shume ore bashke, ata jetuan cdo detaj te jetes se njeri-tjetrit dhe mbeshteten njeri-tjetrin gjate gjithe koherave te tyre te veshtira, perfshire betejat e fertilitetit te Courteney-t dhe divorcin e dhimbshem te Jen me Brad Pitt. Duke e ditur se sa e kane dashur gjithmone kete per Jen, duke ditur historine e saj, e beri akoma me emocionues lajmin. Ne kete menyre ata mund te festojne bashke kapitullin e ri ne jeten e saj”.
Lajmi per adoptimin e nje femije nga Casa Hogar Sion, qarkulloi fillimisht ne vitin 2011, para se Jennifer te martohej me burrin e dyte, Justin Theroux. Megjithate, ajo i mohoi lajmet e tilla ne te kaluaren.
Ndersa tani thuhet se aktorja e ka filluar procesin e biresimit vitin e kaluar. Miqte e Aniston jane shprehur se shoqja e saj me e mire dhe ish-ylli i Friends, Courteney Cox, ka qene perkrah saj gjate gjithe kesaj kohe.