Modelja Jori Delli u ka treguar banoreve ne Big Brother per nje episod qe i ka ndodhur me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconin.
Episodet dhe aventurat e Jorit i kane bere per vete te gjithe. Modelja ndan shpesh me banoret histori tejet interesante nga jeta e saj ne Itali, qofte ne aspekt personal qofte ne ate profesional.
Jori u tha banoreve se ka qene e ftuar ne nje emision italian dhe se prezenca e saj kishte terhequr vemendjen e Berlusconit, madje ai kishte telefonuar regjine e emisionit dhe i kishte kerkuar qe ta fokusonin me shume Jorin ne kamera.
Sipas saj, me pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar me, pasi nuk donte qe te dilte sikur Berlusconi e drejtonte ate.
“Isha njehere ne nje emision “Tiki Taka”, ai mori ne telefon regjine edhe tha ‘vendosni kamerat me shume tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi. Une per fajin e tij nuk shkova me te emisioni per muaj. Se prezantuesi nuk donte te jepte idene sikur Berlusconi ngaste ate, edhe ai nuk me foli me. Mori ne telefon regjine Berlusconi dhe tha kush eshte ajo vajza, tregoje me shume. Edhe nuk vajta me.”- tha ajo.