Keisi Medini e njohur si vajza e Sabianit, pjese e grupit OTR te rreperit Noizy , se fundmi e njohur edhe per hyrjen ne Big Brother eshte nder vajzat me te bukura te showbiz .
Keisi Medini, vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, ndonëse në një moshë të re, është shumë e komentuar në mediat rozë jo vetëm për fotot e saja por edhe si këngëtare.
Keisi Medini dhe dalja nga Big Brother
Keisi Medini, ish-konkurrente e Big Brother Vip”, foli për marrëdhënien e saj me Kristin, po ashtu konkurrent brenda shtëpisë.
Dyshja krijoi një lidhje që nuk zgjati shumë brenda shtëpisë, e shoqëruar nga shumë diskutime dhe dinamika me futjen e babait të saj si konkurrent dhe të Lorencit që mendohet se trazoi ujërat.
Për fillim e njohjes së tyre Keisi e quajti si afeksion, ndërsa sipas saj Kristi nuk u mërzit kur ajo i kërkoi ta mbyllin njohjen e tyre. E pyetur nëse raporti i saj ndaj Kristit ishte strategji apo kishte merakun e Sabianit ose hyrjes së Lorencit, ish-banorja i mohoi të treja pretendimet.
“Asnjëra nga këto, hyrja e babait ndikoi për mirë se e mora miratimin, nëse do ishte për lojë mund ta vazhdoja, po meqenëse nuk kishim të njëjtin afeksion sa në fillim, nuk vazhdoi”, shpjegoi ajo.
“Ai ka dashur të thotë vetëm nuk e di çfarë do ndodhë, nuk ka dhënë sqarim që më bënte çudi, ama nuk ka folur keq për mua dhe e vlerësoj këtë gjë”, tha Keisi.
Lidhje me shume se shoke? Keisi medini flet per rreperin Noizy
Prej kohesh ajo eshte pjese e grupit OTR, duke zevendesuar keshtu kengetaren shqiptare Enca e cila ishte shume prane rreperit.
Kejsi eshte shprehur se prej hyrjes ne grup ajo eshte ndjere si nje familje ne grupin OTR qe Noizy kryeson.