“Ishte nje “Big Brother” shume intensiv, plot surpriza, plot gjera te bukura po ashtu dhe jo shume te bukura. Big Brother-i im nuk ka zgjatur shume por per aq sa ka zgjatur ka qene okej dhe presim tani finalen.”-ka deklaruar Kejvina Kthella ne intervisten e saj te fundit me “Top Albania Radio” duke thene se: “Jam shume mire dhe ndodhem tek familja ime, jam ne Itali.”
Luizi ka treguar se fundmi se po mos te kishte ndodhur ajo situate Kejvina do te ishte ne finale absolutisht. Gje qe edhe modelja e mbeshtet.
“Ashtu mendoj edhe une. Me vjen shume keq dhe shume here e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend ate moment.”
E pyetur se cfare ndryshoi Big Brother VIP tek ajo, Kejvina tha:
“Tani duke qene se e dime situaten time, eshte folur dhe rifolur ne fakt edhe pse me te gjithe ate situaten e pakendshme qe ndodhi mund te them qe me ka ndihmuar mua ne jeten time ne marredhenie me njerezit, me situatat dhe gjerat le te themi. Ka bere nje kthese goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i ne jeten time.”
Kush i mungon me shume nga banoret e shtepise Kejvines?
“Ne fakt me mungojne te gjithe ata qe kane dale jashte. Une kam kaluar mire me te gjithë, 2-3 banore i kam takuar, kam kontakte me to. Por me mungon Olta Gixhari dhe Luizi.”-tha modelja.
Kejvina mes te tjerash zbuloi se do jete ne finalen dhe ne ‘after party’-in e ‘Big Brother VIP’.
“Patjeter, si mund te behet nje ‘after party’ dhe mos te jem une aty? Do jem dhe ne finale, po pergatitemi per naten e madhe.”