Kete vit, listes se miliardereve iu shtuan edhe 63 gra dhe gjithsej ato perbejne 328. Vlera neto e tyre eshte 1.53 trilion dollar, nje rritje prej 60% prej vitit te kaluar. Vlera e tyre u shtua per 570 miliard dollare, kryesisht per shkak te rimekembjes ne tregjet e aksioneve.
10. Iris Fontbona (Kili, 23.3 miliarde dollare)
Iris trashegoi Luksic Group pas vdekjes se burrit te saj ne 2005. Grupi funksionon ne industrine e pijeve, minierave dhe financave. Iris eshte gruaja me e pasur ne Kili dhe ne vitin 2016 vlera neto e saj ishte sa 6% e GDP se Kilit.
9. Gina Rinehart (Australi, 23,6 miliarde dollare)
Rinehart eshte kryetar ekzekutiv i Hancock Prospecting, nje biznes privat minierash dhe bujqesie qe ajo trashegoi. Ate qe trashegoi ishte nje pasuri e falimentuar, por me punen dhe perkushtimin e saj, Rinehart riktheu gjithçka ne nje nga historite me te suksesshme te biznesit.
8. Susanne Klatten (Gjermani, 27.7 miliardë dollarë)
Susanne Klatten zoteron rreth 19% te BMW, aksione qe i trashegoi nga nena e saj e ndjere, Johanna Quandt. Ajo eshte gjithashtu pronare e Altana, nje kompani farmaceutike dhe kimike.
7. Yang Huiyan dhe familja (Kine, 29.6 miliarde dollare)
Yang zoteron me shume se 50% te Garden Holdings, nje kompani e njohur e pasurive te patundshme e themeluar nga babai i saj, Yeung Kwok Keung. Ajo u diplomua ne Universitetin Shteteror te Ohajos.
6. Jacqueline Mars (SH.B.A., 31.3 miliarde dollare)
Ajo eshte mbesa e Frank C. Mars, i cili themeloi kompanine me te madhe ne bote per prodhimin e embelsirave, Mars Inc. Ajo zoteron rreth nje te treten e kompanise, ku punoi per gati 20 vjet dhe sherbeu ne bord deri ne 2016.
5. Miriam Adelson (Sh.B.A, 38.2 miliarde dollare)
Miriam trashegoi 56% te Las Vegas Sands pas vdekjes se burrit te saj, Sheldon Adelson, ne Janar. Ajo eshte nje mjeke e lindur ne Izrael, personi me i pasur ne Izrael, si dhe personi i 36-te me i pasur ne bote.
4. Julia Koch dhe familja (SH.B.A., 46.4 miliarde dollare)
Julia Koch eshte risia me e fundit ne listen e miliardereve. Ajo (dhe tre femijet e saj) trasheguan 42% te aksioneve ne Koch Industries pasi bashkeshorti i saj, David, vdiq ne gusht te vitit 2019. Ajo gjithashtu eshte ne bordin e Koch Industries, e cila ishte kompania me e madhe private e Amerikes vitin e kaluar.
3. MacKenzie Scott (Sh.B.A, 53 miliarde dollare)
MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit te Amazon Jeff Bezos, hyri ne klubin e miliardereve ne vitin 2020. Si pjese e divorcit, Bezos i dha 25% te aksioneve te tyre ne Amazon. Ajo ishte filantropja me e madhe vitin e kaluar, duke dhuruar 5.8 miliarde dollare per 500 organizata jo fitimprurese te SHBA-se.
2. Alice Walton (Sh.B.A, 61.8 miliarde dollare)
Alice Walton eshte vajza e Sam Walton, themeluesit te Walmart. Ajo nuk merr pjese aktive ne menaxhimin e shitesit me te madh ne bote, perkundrazi eshte me e perqendruar ne kurimin e artit dhe filantropise. Alice ka nje koleksion personal te artit qe vleresohet te jete me vlere miliona dollare. Ajo eshte themeluese dhe kryetare e Crystal Bridges Museum of American Art. Themeluar ne vitin 2011, ishte muzeu i pare i madh ne SHBA qe nga viti 1974.
1. Françoise Bettencourt Meyers (Francë, 73.6 miliarde dollare)
Ajo eshte mbesa e themeluesit te L’Oreal Eugene Schueller. Nena e Bettencourt Meyers, e cila vdiq ne vitin 2017, i kaloi asaj kete perandori bukurie. Ajo eshte kryetare e Tethys SAS, kompani mbajtese qe zotëron 33% te aksioneve të L’Oreal. Bettencourt Meyers ka qene ne bordin e kompanise qe nga viti 1997.