“Larg syve, larg zemres” eshte nje shprehje tjeter qe i demotivoton here pas here çiftet qe e “vuajne” nje lidhje ne distance.
Per dashurine ne distance ka shume variante: Disa mendojne se nje lidhje mes dy personave kur ata jane larg njeri-tjetrit nuk funksionon. Mirepo, ka edhe nga ata qe mendojne se kur dashuria eshte e forte, nuk kane rendesi kilometrat qe i ndajne.
Ka nga ato çifte qe ia kane dale te mbajne lidhje e tyre te gjalle, edhe kur nuk kane qene fizikisht prane njëri-tjetrit. Dashuria pa sakrifica nuk ka kuptim, prandaj edhe distanca eshte nje prove per çiftet qe duhen marrezisht. Thone se distanca e forcon nje marredhenie. Shume mund te bien dakord me kete shprehje, por ka edhe nga ata qe nuk ia kane dale te menaxhojne nje lidhje larg personit te tyre te zemres.
Gjithsesi, ne sot do te shkruajme per ato çifte te famshme shqiptare qe ia kane dale ta bejne te funksionoje lidhjen ne distance edhe kur partneri ka qene vertet larg tyre.
Vesa Luma dhe Big Basta
Distancen me te madhe mes çifteve shqiptare e kane Vesa Luma dhe Big Basta. Ndoshta nuk e kishin menduar ndonjehere qe do te rrinin aq larg njeri-tjetrit, mirepo Vesa jeton per momentin ne Prishtine dhe Big Basta ne Zelanden e Re. Per nje periudhe kohe Vesa u shperngul ne Zelande, mirepo ajo u rikthye ne Prishtine per te mbyllur disa projekte te saj. Gjithsesi, per momentin çifti jetojne larg njeri-tjetrit. Vesa eshte shprehur se shume shpejt do t’i bashkohet Big Bastes per t’u shperngulur perfundimisht ne Zelanden e Re.
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj
Prej vitesh ne nje lidhje, edhe pse asnjehere nuk e kane pranuar. Moderatorja e njohur e ekranit, Luana Vjollca “vuan” nje lidhje ne distance, pasi partneri i saj jeton ne Prishtine, ndersa ajo ne Tirane. Nga postimet e ndryshme ne Instagram, kemi pare qe Luana udheton shume shpesh drejt Prishtine, per te takuar njeriun e zemres.
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj
Edhe kjo nje lidhje ne distance Tirane-Prishtine. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj e kane pranuar se fundmi qe jane ne nje lidhje se bashku. Dyshja me siguri i kane udhetimet e shpeshta drejt Tiranes dhe Prishtines per t’u takuar me njeri-tjetrin.
Arbenita Ismajli dhe Fero
Nga Londra ne Prishtine. Nje nder çiftet me te reja te showbiz-t shqiptar Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, “vuajne” nje lidhje ne distance, pasi modelja jeton ne Londer, ndersa ai ne Prishtine. Me siguri, dyshja shpenzojne shume para ne bileta avioni per te pare njeri-tjetrin.