“Big Brother Vip Albania” eshte spektakli me i ndjekur ne Shqiperi, ku banoret transmetojne shume emocione te forta teksa rrefejne historite e tyre apo edhe gjate perditshmerise, konflikteve dhe raporteve me njeri-tjetrin. Ai eshte nje show televiziv qe zhvillohet teresisht brenda kufijve te nje shtepie, krijuar posacerisht per personat e famshem qe behen pjese te ketij programi, duke u cilesuar me titullin banore.
Eshte nje gare e paster midis banoreve, qellimi i se ciles eshte te kete nje fitues. Te pakten nje banor eleminohet cdo jave me ane te nje procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose ne rastet kur prish rregullat e lojes. Qe nga data e nisjes dhe deri me tani polemikat qe krijohen nga banoret e “BBV” kane transmetuar emocione te forta, ku secili banor me historite dhe personalitetin e tij, eshte kthyer ne protagonist te perditshmerise sone, duke ne terhequr edhe me raportet qe krijojne me njeri-tjetrin, por edhe me konfliktet qe mbizoterojne brenda ne shtepi.
Ngjarjet e krijuara ne shtepine e Big Brother Vip Albania jane ne qendër te vemendjes. Kujtojme, se nga nominimi i fundit u eleminua Elvis Pupa. Nderkohe, duket se Kiara ne disa caste pendohet qe u rikthye ne “BBV”.
Rifutja ne “Big Brother VIP” ka qene me e veshtire se tre muajt e pare per Kiaren. Ne keto dy jave e kemi pare ne gjendje emocionale me te renduar se heren e pare dhe duket se disa situate ia kane veshtiresuar rrugetimin.
Mes tyre eshte padyshim edhe prishja e raporteve me Efin. Ajo ka deklaruar se fundmi se ka raste kur pendohet qe ka rihyre ne shtepine e famshme.
Por, ajo nenvizoi se arsye e rifutjes ishte frika se raporti i saj me Luizin do te ftohej.
“Ndonjehere pendohem qe u rifuta, por kisha vetem kete friken se ndodh qe kur rri ne distance me partnerin sikur ftohen gjerat dhe kisha hallin data 25 mars deri me 6 maj thashe shume kohe e gjate qe te rrinim larg dhe kemi vetem 3-4 muaj bashke”, u shpreh Kiara.