Kiara Tito, moderatorja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 eshte nje prej personazheve me te komentuara ne media roze aktualisht.
Pjesemarrja e saj ne BBVA dhe romanca me fituesin e ketij formati, kengetarin Luiz Ejlli e ka vene ne qender te vemendjes, e te cilen ajo po e shfrytezon ne menyren me te mire te mundshme. Pas daljes nga shtepia e famshme numri I ndjekesve ne llogarine e saj te Instagramit ka ‘shperthyer’ dhe aktualisht ajo numeron mbi 715 mije te tille.
Per te gjithe ata qe mezi po presin ta shohin Kiara Titon serish ne ekran, ka shume mundesi qe kjo te ndodhe me shpejt nga c’e prisni. “Vip Magazine” shkruan diten e sotme se Kiara do te rikthehet ne ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore. Pas perfundimit te ‘Big Brother Vip Albania’, ajo ka marre besimin e drejtuesve te ketij televizioni, per te moderuar nje emision pergjate veres.
E njohur si moderatore e disa emisioneve ajo do te rikthehet serish ne drejtimin e nje emisioni, i cili kete rradhe lidhet me dashurine, aventurat dhe eksperiencat e bukura.
Po e njejta media shkruan se Kiara Tito do te marre drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili kete sezon do te vije i konceptuar ndryshe. Gjithsesi vlen te theksohet se nuk ka ende dicka zyrtare a te konfirmuar. Kujtojme se “Top Channel” eshte televizioni nga i cili Kiara Tito e nisi rrugen e saj si prezantuese ne “Select”. Ajo me pas u be pjese e “ABC News”, ku ka qene autore dhe moderatore e programeve qe lidhen me moden dhe bukurine. E duket se tani eshte koha per nje aventure te re.
Pas eksperiences ne “BBV”, Kiara Tito ka qendruar me e terhequr ndersa Luizi ka nisur koncertet ne Shqiperi dhe Kosove. Kujtojme se Luizi po punon edhe per nje film, ku protagonistja femer do jete Olta Gixhari.