Konceptet e gabuara mund te lindin per shkak te punes aktive te hormoneve ne periudhen e pare te marredhenieve, ose sic thone psikologet, periudha e kimise.Kjo faze mund t’i beje njerezit te verber dhe vetem pas kesaj, ata do te kuptojne qe partneri i tyre nuk eshte aq ideal sa menduan.
Nje analize per divorcet ne SHBA tregoi se pothuajse gjysma e cifteve ndahen per shkak te pritshmerive jorealiste.
Ju nuk e dini se si ndiheni vertet per nje person.
Sic rezulton, ne mund ta ndajme dashurine ne 3 faza te dallueshme: epsh, terheqje dhe lidhje, sipas Helen Fisher, nje antropolog biologjik ne Universitetin Rutgers. Faza e pare, te cilen jemi mesuar ta quajme “kimi”, nuk eshte asgje tjeter pervec punes se estrogjenit dhe androgjenit, hormonet femra dhe mashkull, te cilat bazohen ne motivimin biologjik per riprodhim.
Ju mund ta vazhdoni pasionin me gjate
Eshte e mundur te mbash gjalle pasionin ne nje marredhenie, edhe pas periudhes se kimise. Mundohuni te veproni sikur eshte nje nga takimet tuaja te para. Kapini duart me shpesh, perqendrohuni te prekja e dashur dhe krijoni kohe per partnerin. Eshte e thjeshte, por efektive.
Statistikat thone se kimia ne nje marredhenie nuk ka te beje me dashurine, ka te beje me pasionin dhe terheqjen
Gjate studimit, shkencetaret u kerkuan me shumë se 300 njerezve t’u pergjigjeshin pyetjes se cfare do te thote kimi ne nje lidhje per ta. Rezultatet flasin vete: vetem 9% e burrave dhe grave e shoqeruan kete periudhe me “dashuri”. Pergjigjet si “reagimet biologjike” dhe “deshira e ndersjellet” u dhane rreth 3 here me shume.
Me pas, mund te rezultoje se pritjet e te dy partnereve ishin te gabuara
Vetem me vone, kur hormonet te jene qetesuar, do te kuptoni se si ndiheni ne te vertete per njeri-tjetrin. Ju mund te vendosni qe partneri nuk eshte aq i persosur sa dukej ne fillim.