Koncepti me i ri i shitjeve me pakice vjen nga nje kompani e madhe e njohur nderkombetarisht ne Retail.
E njohur si kompania me e madhe e tregtise elektronike ne Kine Alibaba eshte nje gjigand tregu ne internet qe kontrollon 80% te tregut online te Kines, sipas Wall Street Journal.
Ajo cfare sjell te re kesaj here eshte ideja per dixhitalizimin e dyqaneve. Si psh supermarketet dixhitalizojne dyqanet ushqimore tradicionale duke i lejuar klientet te shikojne informacionin e produktit duke skanuar kodet QR ne telefonat e tyre duke mundesuar qe porosite e tyre te dergohen direkt ne shtepite e tyre.
Vizioni i “New Retail” nga Alibaba zgjerohet edhe pertej supermarketeve. Dyqanet me shumice dhe ato me pakice po perjetojne nje ndryshim dixhital, me menaxhim te inventarit ne kohe reale. Perfshire ketu ndryshime cmimesh dhe madje edhe aplikacione ndervepruese per te provuar rrobat dhe grimin.
Kjo me te vertete e vendos klientin ne thelbin e procesit te shitjes me pakice.