Kosova ka vendosur se fundmi te vendosi cmim taban edhe per shporten ushqimore, pra per ushqimet baze.
Te perfshira ne kete liste rritje jane mielli, dritherat, buka, orizi, pastat, vaji i gatimit, qumeshti, kripa, vezet, mishi, sheqeri, makaronat, si dhe produktet e higjienes vetjake. Rritje te konsiderueshme kane pesuar me teper lendet djegese te drurit ku pelet jane katerfishuar ne cmim.
Duket se rritja e cmimeve eshte bere e pandalshme duke rritur rrezikun e shtimit te shtreses se varfer ne perqindje. Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka kerkuar heqjen e TVSH te ushqimeve baze per te lehtesuar qytetaret ne blerjen e tyre, duke i ndihmuar ne perballimin e kesaj krize. Keto produkte do te perfshijne buken, miellin, sheqerin, vajin, kripen.
Hulumtimet nga Instituti per Politika Zhvillimore kane verejtur jo vetem rritje te cmimeve por edhe abuzim me te drejtat e konsumatoreve. Mrojtja e konsumatorit nga Autoriteti i Konkurrences dhe mekanizmat e tjere institucionale duhet te jete themelore per mos degradimin e metejshem te situates.
Banka Boterore ka theksuar se inflacioni ne Kosove ka arritur deri ne 20% duke cuar ne rritje te ndjeshme te cmimeve te cdo produkti dhe sherbimi.