Kristaq Rama lindur me viin 1932 – 30 korrik 1998 ishte një skulptor shqiptar, edukator arti dhe anëtar i Partisë Komuniste në Shqipëri nën sundimin e Enver Hoxhës. Cila eshte jeta dhe lidhja e tij me kryeministrin Edi Rama?
Jeta e Kristaq Rama dhe edukimi
Ai lindi në Durrës nga Vlash Rama dhe Veronika Kolombi, motra e Zef Kolombit.
Rama u diplomua në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Departamentin e Arteve të Bukura në vitin 1951 dhe tre vjet më vonë u largua nga Shqipëria për të studiuar në Leningrad të Bashkimit Sovjetik.
Ai është babai i Edi Ramës, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryeministër i Shqipërisë, gjithashtu disa herë ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Rama vdiq më 11 prill 1998, në moshën 66-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër në Tiranë.
Cila eshte lidhja e Kristaq rames me kryeministrin?
Kristaq Rama eshte i njohur jo vetem si nje artist, anetar i rendesishem i partise komuniste por edhe si i ati i kryeministrit aktual te Shqiperise Edi rames.
Kryeministri shpesh e ka permendur ate ne debatet dhe fjalimet e mbajtura por jo vetem. Ai i ka dedikuar edhe nje postim me fjale te ndjera ne diten e humbjes se tij : “Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri përpara syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak.
Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e funeralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vdekjes. Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qyshse për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë. Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij. “- eshte shprehur Edi Rama.