Ndonese jemi ne fund te muajit prill, pranvera nuk ka ndermend te vije prej verteti, me mot te ngrohte e me diell. Te pakten, jo edhe per disa dite. Ky eshte parashikimi qe japin meteorologet per ditet e fundit te ketij muaji.
Meteorologu Hakil Osmani tha se kur do ikin “plakat e prillit” dhe si do jene temperaturat gjate diteve ne vijim.
“Pritet qe reshjet e shiut te jene prezente duke bere qe diten e neserme te kemi here pas here rrebeshe shiu, me te dukshme do jene ne zonat qendrore dhe jugore. Gjate dites se shtune, reshjet do mbeten prezente, pasditja dhe mbremja sjellin permiresim te kushteve te motit, permiresim i cili do te jete edhe gjate dites se diel.
Pritet qe javen tjeter te vijoje rritja e vlerave termike duke bere qe deri ne 10-diteshin e pare te muajit maj te kemi vlera te territorit shqiptar qe do shkojne edhe mbi 20°C, ndersa ne Ultesiren Perendimore pritet qe te regjistrohen edhe vlerat 27 apo 28°C. Edhe pse do kemi kete rritje te vlerave termike, reshjet e shiut me episode te shkurtra dhe te pakta do te jene here pas here prezente, por nuk do perfshijne gjithe territorin shqiptar. Do jene reshje kryesisht te izoluara.
Pranvera qe ne perjetojme eshte nje pranvere tipike me vlera normale, pavaresisht se ne keto dy dekadat e fundit jemi mesuar me nje pranvere te ngrohte, por persa u perket reshjeve te shiut, duhet thene se kane qene reshje te pakta ne sasi, ku ne zonat te cilat jane plotesuar kuotat mujore jane nga Shkodra ne Durres, ndersa pjesa tjeter e vendit ka patur sasi me te pakta te reshjeve.
Persa u perket vlerave termike, pritet qe te kemi nje rritje te tyre, nuk perjashtohet mundesia qe pas dates 10 maj te kemi prezence te stuhive tropikale ne vendin tone, por dhe ne Mesdhe te cilat ndodhin si pasoje e temperaturave te larta, cka bejne qe siperfaqet ujore te avullojne dhe te sjellin keto stuhi”.