Eshte pikerisht aktori Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, personi qe fiton me shume nga Instagrami, me mbi 187,300,000 ndjekes. Ai merr nje vlere neto prej 1,015,000 dollaresh per postim.
Per te katertin vit radhazi, Hopper HQ publikoi listen e njerezve qe fitojne me shume nga Instagrami, “Instagram Rich List 2020”. Lista perfshin 100 ndikues te mediave sociale nga sfera te ndryshme te jetes, se bashku me fitimet e tyre nga Instagrami dhe numrin e ndjekesve qe kane.
Kylie Jenner, e cila kryesonte listen prej vitesh, tanime nuk eshte me mbreteresha e Instagramit. Kush e rrezoi nga froni?
Me rritjen e jashtezakonshme ne listen e ndjekesve ne Instagram, The Rock, veç Kylie Jenner, la pas Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n per te arritur ne vendin e pare, nga pozicioni i gjashte qe ndodhej ne vitin 2019.
Kylie Jenner eshte ne pozicionin e dyte per vitin 2020. Ajo ka nje numer prej 181,500,000 ndjekesish dhe fiton 986,000 $ per postim.
Jenner pasohet nga futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili eshte personi me i ndjekur ne Instagram, me 224,800,000 ndjekes. Megjithate, postimet e tij vleresohen ne 889,000 dollare, duke ulur keshtu renditjen e tij te pergjithshme ne liste.
Ne pozicionin e katert dhe te peste jane Kim Kardashian dhe Ariana Grande qe paguhen 850,000 dollare per postim secila.
Lojetari i cricket-it Virat Kohli dhe aktorja Priyanka Chopra jane te vetmit te famshem indiane qe arriten te hyjne ne Instagram Rich List 2020.
Justin Bieber gjithashtu u ngjit ne renditje, duke arritur pozicionin e tete nga i dhjeti ku ndodhej vitin e kaluar. Ne vitin 2020, kengetari kanadez kishte 139,300,000 ndjekes dhe fitonte 747,000 $ per postim. Ylli i ri i pop-it u raportua te kishte 115 milione ndjekes ne listen e vitit 2019.
Kjo eshte lista e Top 10 personazheve me te paguar ne Instagram per vitin 2020.
1. Dwayne Johnson, $1,015,000 per 1 postim (187 milione ndjekes)
2. Kylie Jenner, $986,000 per 1 postim (182 milione ndjekes)
3. Cristiano Ronaldo, $889,000 per 1 postim (225 milione ndjekes)
4. Kim Kardashian, $858,000 per 1 postim (176 milione ndjekes)
5. Ariana Grande, $853,000 per 1 postim (191 milione ndjekes)
6. Selena Gomez, $848,000 per 1 postim (180 milione ndjekes)
7. Beyoncé Knowles, $770,000 per 1 postim (149 milione ndjekes)
8. Justin Bieber, $747,000 per 1 postim (139 milione ndjekes)
9. Taylor Swift, $722,000 per 1 postim (135 milione ndjekes)
10. Neymar da Silva Santos Junior, $704,000 per 1 postim (139 milione ndjekes)