Arkitekte te mesjetes, qytete te shkreta dhe fshatra te largeta, ajo qe tingellon si perberesit e nje filmi horror, mund te jete ne te vertete receta per hotelin perfekt te epokes Covid.
Qe nga vitet 1990, Italia ka qene pioniere e nje modeli turizmi te njohur si “albergo diffuso” – ose hotel i shperndare.
Keto lloj formatesh perfshijne instalimin e nje hoteli te plotë ne ndertesa te ndryshme te nje fshati kryesisht te braktisur.
Shumica e ketyre fshatrave shekullore kane vuajtur nga shpopullimi, ndersa banoret levizin ne qytete me te medha ne kerkim te punes – i njejti problem qe ka frymezuar shume fshatra italiane te shesin shtepi per shume pak leke.
Sipermarresit e hotelerive i kane marre keto qytete fantazme dhe i kane shnderruar ato ne banesa shpesh luksoze, me turistet ne gjendje te qendrojne ne ndertesen e tyre individuale, por me pas te hane ne nje restorant ose ndoshta te vizitojne nje SPA te instaluar ne nje pjese tjeter te fshatit.
Ndersa udhetimet fillojne te kthehen me perspektiven e nje vaksine, ka te ngjare qe shume turiste te favorizojne akomodimin qe ofron mundesine e distances shoqerore, dhe pikerisht ne keto lloj hotelesh ku çdo gje behet me e thjeshte ne nje kohe pandemie.