Ledian ka zgjedhur qe mbeshtetjen per te dashuren e tij ta shprehe me ane te nje postimi ne Instagram. Nuk eshte hera e pare qe Elhaida Dani vesh petkun e Esmeraldes, megjithate per nje artist te vertete ngjitja ne skene mbart gjithmone emocione te papershkrueshme. E kesaj here emocionet i preku dhe perjetoi ne shtepine e saj, ne Shqiperi.
“Ky eshte nje vend qe e meriton, nje vend qe ka jetuar me nje te shkuar te veshtire me pare, me pushtimin fashist e pastaj me nje diktator dhe tani po hapet. Eshte nje vend qe mbase me ne fund fillon te jetoje. I thame vetes se ndoshta eshte momenti qe “Notre Dame” te vij ne Shqiperi. Elhaida ka nje ze fantastik, nje amplitude fantastike zeri e gjithashtu ndjenje.”-keshtu do te shprehej pak para ngjitjes ne skenen e “Air Albania Stadium” kompozitori italo-francez Riccardo Cocciante, bashkepunimet e te cilit me Elhaiden datojne qe kur nen drejtimin e tij artistja shkodrane fitoi “The Voice of Italy”, ne 2013-n.
Mes mijera te ftuarve qe paten mundesi te shijonin nje shfaqje te jashtezakonshme ndodhej edhe fansi i saj me i madh, Ledian . Historia e tyre nisi gjate kohes kur ata ishin partnere ne kercim ne “Dancing With the Stars” dhe u komentua gjate ne publik, por dashuria qe ndienin ishte me e forte se gjithcka tjeter.
Pasi Elhaida shkelqeu ne skenen e ngritur ne “Air Albania”, Ledian ka zgjedhur qe mbeshtetjen per te dashuren e tij ta shprehe me ane te nje postimi ne Instagram. Bashkangjitur nje fotoje ku shfaqen duke u puthur me njeri-tjetrin dhe mbizoteron dashuria, balerini shkruan: “Me Esmeralden”, duke na bere te kuptojme edhe krenarine qe ai ndjen.