Letra te lagura qe perdor zakonisht per te fshire tualetin jane me te vertete shume komode, sidomos kur e ndien veten dembele pas nje dite te lodhshme e te gjate ne pune. Ato mund te kursejne shume kohe para gjumit, por a jane me te vertete te rekomanduara per pastrimin e fytyres?
Mbi te gjitha, letrat e lagura heqin edhe pjesen me te madhe te make up-it, por a mund ta pastrojne teresisht ate? A eshte fytyra e paster pas perdorimit te letrave te lagura? Te heqesh make-upin pas nje dite te lodhshme me letra te lagura mund te duket nje bekim, por ne te vertete nuk eshte aspak e tille. Ne fakt eshte eshte e kunderta.
Letra te lagura per te hequr tualetin mund te demtojne lekuren tuaj ne 6 drejtime.
Ja cilat jane ato sipas BrightSide :
Ato thajne lekuren tuaj Kjo sepse letra te lagura permbajne alkool.
Mund te shkaktojne reaksione alergjike Perdorimi i letrave te lagura njihet se shkakton reaksione alergjike. Skuqja dhe pigmentimi jane me te zakonshmet.
Jane arsyeja per pore te bllokuara Njerezit perdorin letrat e lagura per te hequr papastertine, vajin e tepert etj, por nuk jane te vetedijshem qe nje mbetje mbetet gjithmone pas. Kjo con ne pore te bllokuara.
Mund te shkaktojne kancer Ferkimi i fytyres me letra te lagura per te hequr grimin mund te shkaktoje plakje te parakohshme sipas studiuesve te ndryshem.
Nuk e pastrojne sie duhet fytyren tuaj Menyra me e mire per te hequr tualetin eshte padyshim duke e lare ate me uje dhe lares te pershtatshem per lekuren tuaj. Letra te lagura do te lene papasterti te cilat me pas do te agravojne ne probleme te tjera.
Pastruesit e fytyres dhe letra te lagura permbajne te njejtet perberes, por me letrat e lagura shmang nje hap shume te rendesishem – shpelarjen me uje. Per kete arsye fytyra do te permbaje akoma papasterti. Derisa nuk e shpelan fytyren me uje dhe menjehere, nje pjese e mirë e baktereve dhe papastertive qe mbeten ne lekure behen shkak per irritime te metejshme te saj. Kjo mund te ndikoje ne cdo lloj lekure – e thate apo e ndjeshme, por sidomos ne fytyra me probleme si ato me ekzeme, me akne etj.
Po ashtu, nje gje tjeter qe ndikon ne irritimin e lekures eshte edhe forca apo levizja e ashper qe ben ndersa pastron fytyren me letra te lagura.
Si perfundim, letrat e lagura jane menyra me e mire dhe shume komode per te hequr grimin. Nese nuk ke zgjidhje tjeter dhe ke nevoje t’i perdoresh, sigurohu qe pas pastrimit me to ta shpelash fytyren me uje te bollshem ne menyre qe te largosh cdo lloj papastertie.
Si ta pastrojme fytyren para se te fleme
Jane disa keshilla qe duhet t’i ndjekesh cdo mbremje per te pasur nje fytyre te paster dhe te shkelqyeshme cdo mengjes. Lekura e fytyres eshte shume e ndjeshme dhe eshte e rendesishme per te respektuar disa rregulla cdo nate:
Pastro duart ne fillim -Nese duart nuk jane te pastra, nje numer bakteresh behen shkak per te qarkulluar edhe ne fytyre. Keshillohet sapun antibakterial.
Pastro grimin me pambuk -Pastro grimin me pambuk qe te kesh fytyre te paster.
Laje fytyren me uje te ngrohte -Nese e lan fytyren me uje te ftohte, atehere poret mbyllen duke bere keshtu qe pastrimi te mos jete i thelle. Por edhe uji shume i ngrohte e than shume lekuren. Ndaj keshilla eshte pak i vaket.
Perdor produktin per pastrim -Mjafton vetem nje pike nga produkti dhe me levizje rrethore me mollezat e gishtave bej edhe nje masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut ne fytyre.
Perdor nje peshqir te paster -Nje peshqir i lagur i bute eshte ideal per te fshire lehtesisht fytyren. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos perdor force, qellimi eshte vetem te heqesh qelizat e vdekura.
Shpelaje fytyren -Kete here shpelaje fytyren me uje te ftohte, pastaj fshije serish lehte me peshqir per ta thare lageshtiren nga fytyra.
Pastro grimin e syve -Pastro syte me produktin per pastrimin e fytyres, nese ka mbetur lapsi apo rimeli qe mund te shkaktojne irritime.