Ajo shkruan se varret nuk lidhen vetem me kujen e lotet, gjithsesi kerkon falje per kedo qe eshte prekur nga veprimi i saj qe e cileson te pamatur.
Megi Pojani ka reaguar ne lidhje me videon ne varreza qe i skandalizoi te gjithe dhe mori kritika te shumta.
Ne nje reagim ne mediat sociale ajo shkruan se eshte e keqardhur. Por, shton se shkon shpesh te varri i stergjyshes dhe kjo eshte menyra e saj se si e nderton marredhenien me te.
Ne fund ajo shkruan se uron qe njerezit ta mirekuptojne.
Ajo ishte duke pastruar varrin, nderkohe qe bente shaka me motren. E ftuar sot ne “Wake Up”, Megi tregon si qendron e verteta dhe kerkon falje publike per te gjithe ata qe jane prekur nga kjo video.
“Nuk e kam hapur videon fare dhe nuk e mbaj mend sepse ka 3 vite qe eshte bere. Une jam zgjuar ne mengjes me te gjithe cmendurine qe po ndodhte gjithandej neper rrjetet sociale, neper portale dhe une nuk kam guxuar ta hap videon dhe te them te drejten kjo me ndodh shume here, me shume materiale qe mund te publikohen, thjesht refuzoj t’i shikoj. Me merrnin njerez ne telefon, qe nga motrat e mia dhe kjo ishte arsye qe une u perditesova me kete lajm shume shpejt. Ajo video ka qene e perpara 3 viteve. Une kam kerkuar ndjese per kete video sepse ka nje tranzicion qe une kam ndjekur si personazh e si njeri. Une kam filluar te postoj ne rrjetet sociale shume vite me para dhe nuk e kuptoja ate here as pergjegjesine e te paturit nje platforme sociale, pra e shfrytezoja thjesht per t’u argetuar.
Une i kerkoj falje njerezve qe dhimbjen e humbjes se njeriut te dashur e kane te fresket. I kerkoj falje njerezve qe akoma nuk e kane kaluar ate tronditjen e madhe dhe dhimbjen e madhe te mos paturit me prane nje njeri qe e kane dashur fort. I kerkoj falje dhe atyre njerezve qe jane te ndjeshem ne ate vend. Por me duhet te shpjegoj dicka per menyren se si une e kam pare kete gje dhe pse e kam bere. Kur ajo video eshte bere dhe perpara se ajo video te behej dhe qe ne fillim te heres qe une kam ardhur ne kete bote, une jam mesuar nga familja ime te jem bashkepunuese, shume familjare.
Une dhe motrat e mia gjithmone shoqerojme mamin kur shkon ne varreza qe takon prinderit e saj, gjysherit e saj, familjaret e vete dhe nuk eshte vetem nje proces qe mami vetem i viziton dhe t’i pret qe te mbaroje. Eshte nje proces ku ti duhet t’i hysh me themel. Pra ne shkojme atje, jemi te trija, perveshim menget, mbushim kova me uje dhe distancat jane shume te largeta te nje cezme qe eshte atje dhe te nje varri qe eshte diku ne mes aty mes baltes dhe barishteve. Duhet te shkulesh barin me rrenje, duhet te pastrosh, te marresh gjera me vete, sende pastrimi.
Domethene ky eshte nje ritual qe une e bej minimalisht 2-3 here ne vit me familjen time. Si mundem une qe vertet perpiqem qe mamaja ime te jete me e qete dhe qe njerezit tane te dashur qe jane ndare nga jeta, te kene nje vend sa me dinjitoz per te pushuar ne jeten e pertejme, si mundem une te tregoj mungese respekti ndaj ketyre njerezve dhe mbi te gjitha qe jane pjese e familjes sime. Une isha mbi varrin e ster, ster gjyshes sime. Eshte nje proces shume intim vajtja jone ne varreza. Mami jone eshte shume e ndjeshme, sa here shkojme atje mami eshte gjithmone duke qare edhe pse flasim per nje njeri qe mund te kete vdekur ne ‘85-en, shume kohe me perpara.
Tani nuk e di a te vjen instiktive kur vjen ne varreza, a eshte nje mendim qe ne qofte se je ne varreza duhet te qash, por une me thene te drejten nuk e shikoj dot mamin tim duke qare dhe ne momentin qe jam aty bashke me motrat e mia, ne qofte se mund ta ndihmojme ndopak qe ai njeri te lehtesohet nga dhimbja kur takon gjithmone familjaret e vete, do e bejme. Une ne nje pike e humba per te mos kujtuar qe une jam nje personazh publik”, u shpreh Megi Pojani.
Ky veprim i aktores ka sjelle reagime te shumta nga ndjekesit te cilet e kane kritikuar ashper ate.