Kengetarja dhe aktorja e madhe, emri i vertete i se ciles ishte Ilvia Maria Biolcati, jetonte ne Milano me sekretaren e saj te besuar, Edith, dhe vajzen e saj Martina, kritike arti.
Milva njihej me nofken “La Rossa” per ngjyren e kuqe te flokeve te saj. Ajo ka bere turne neper skenat ne mbare boten duke bere me shume se 60 albume.
Ka nderruar jete ne moshen 81-vjeçare kengetarja e njohur italiane, Milva, e cila ka nderruar jete diten e djeshme ne Milano dhe lajmin e ka konfirmuar per ANSA vajza e saj, Martina Corgnati, duke shpjeguar se nena e saj ishte e semure prej disa kohesh.
E lindur ne Goro, Emilia Romagna, me 17 korrik 1939, gjate karrieres se saj ka marre pjese 15 here ne Festivalin e Sanremos, nje rekord pjesemarrjesh qe mban se bashku me Peppino Di Capri, Toto Cutugno dhe Al Bano.
Ne vitin 2010, pasi publikoi albumin e trete te shkruar dhe prodhuar per te nga Franco Battiato, me titull “Non conosco nessun Patrizio”, ai u be menjehere nje nga 20 albumet me te shitur qe thyen rekorde ne Itali. Ky album i njoftoi edhe lamtumiren e saj ne skene, pas gjysme shekulli karriere.
Aktualisht familja eshte duke organizuar lamtumiren e fundit dhe varrimi do te behet privatisht.
“Vaksinohem sepse kujdesem per jeten time dhe te tjereve”, ka shkruar ajo ne faqen e saj ne Facebook. “Bej te njejten gje. Ne duhet te kthehemi ne jetet tona te meparshme dhe te perqafojme te dashurit tane. Se bashku ne mund “Ne arrijme ta mposhtim kete virus.”
Nje muaj me pare, me 26 mars, Milva mori vaksinen kunder koronavirusit, duke dhene nje mesazh te rendesishem per te gjithe.