Nje epoke e re ne syte tane fale fotografive me te fundit te universit te kapura nga NASA.
Pamja me e thelle, me e mprehte infrared e universit e realizuar ndonjehere, agjencia hapesinore e Shteteve te Bashkuara ka publikuar fotografi te tjera te detajuara nga teleskopi hapesinor James Webb.
Shkelqimi dhe gjeresia e universit shfaqen si kurre me pare, fale nje grupi te ri imazhesh qe NASA leshoi nga teleskopi hapesinor. Tashme ne po marrim nje veshtrim me te detajuar te galaktikave te largeta sesa ishte e mundur ndonjehere.
Superteleskopi i NASA me imazhet e sjella nga hapesira ka mahnitur gjithe boten. Pas fotos ku tregohej pamja mahnitese e galaktikes qe me pare nuk arrihej dot, ashtu sic premtoi administrator I NASA, te tjera pamje jane publikuar.
Imazhi i dyte eshte nje analize e atmosferes se nje planeti gjigant te quajtur WASP-96 b, dhe eshte analiza e pare e spektrit te atmosferes se nje ekzoplaneti. Kjo analize vjen nga nje planet gjigant gazi qe ndodhet gati 1150 vite drite nga Toka, i cili rrotullohet rreth yllit te tij cdo 3.4 dite.
Ka rreth gjysmen e mases se Jupiterit dhe zbulimi i tij u njoftua ne vitin 2014. Ndersa Unaza Jugore, ose mjegullnaja “8-Burst”, eshte nje sfere gjigante ne zgjerim gazi dhe pluhuri qe eshte ndezur nga nje yll qe po vdes ne qender.
Ndersa yjet plaken, ata ndryshojne menyren se si prodhojne energji dhe nxjerrin shtresat e tyre te jashtme. Dhe me pas, kur ylli nxehet perseri shume, ai jep energji gjithe ate material qe kishte hedhur poshte me pare. Unaza Jugore eshte gati gjysme viti drite ne diameter dhe ndodhet rreth 2000 vite drite nga Toka. Kjo lloj strukture quhet “mjegullnaje planetare”, por ne fakt nuk ka te beje fare me planetet.
Eshte nje emertim i gabuar qe nga ditet e para te teleskopeve, kur ata nuk kishin asgje si rezolucionin qe kane sot.