Ka disa arsye pse duhet ta konsideroni nderthurjen e gjelberimit ne dekorin e eventit tuaj te radhes.
Shume shpejt do te jemi ne gjendje te organizojme eventet e shumepritura dhe te festojme ashtu siç nuk kemi pasur mundesi ta bejme prej disa muajsh. Nderkohe qe jeni duke menduar per eventin tuaj te radhes, ka diçka qe duhet ta keni parasysh per sa i perket dekorit – gjelberimi.
E dini se nje prekje e gjelber mund ta ndryshoje dekorin e festes suaj totalisht?
Neutralizon paleten e ngjyrave te dekorit
Ndryshe nga ç’mund ta mendoni, nuk duhet ta kufizoni dekorin ne 2 apo 3 ngjyra kur planifikoni nje event. Mund te jete nje palete e tere ngjyrash qe frymezon vizionin tuaj. Ne kete rast gjethet e gjelbra do t’ju ndihmojne te neutralizoni dhe nderthurni te gjitha ngjyrat e zgjedhura, pa u dukur e tepruar. Funksionon si nje lidhje mes gjithe elementeve te dekorit.
Rrit madhesine e salles
Gjelberimi ndikon ne pamjen e salles apo vendit ku po realizoni eventin, duke e rritur ne dimension. Po ashtu, gjethet e gjelbra nderthuren mire me pamjen (kudo qofte eventi) dhe sjellin nje pjese te natyres, duke perçuar njekohesisht elegance dhe ndjesi festive.
Krijon nje pamje organike
Eventet, kryesisht dasmat, jane duke shkuar drejt dekorit elegant dhe te frymezuar nga Toskana. Ne vend te luleve, ne kete rast, perdoret gjelberimi (me shumice) i kombinuar me nje palete neutrale, duke te dhuruar nje ndjesi fresike kudo qe mund te jeni.
Ploteson pamjen
Ne eventet ne vende te jashtme, qe tani do te jene me shumice, mundohuni te perdorni elementet e mrekullueshme te ambientit rrethues. Kompozimet e luleve nderthurini me pemet e gjalla ose me gjelberimin e ambientit ku po realizoni dekorin.
Zgjon interes dhe krijon levizje
Lulet jane te bukura, sigurisht, por gjethet e gjelbra krijojne levizje ne nje menyre qe eshte shume e veshtire te arrihet me lulet.