Anija ka nisur lundrimin dhe tashme gazetaret e vegjel po e marrin vete persiper drejtimin e saj.
Ne kurthin e Piter Pan, mberrin sonte ne naten e peste.
Nga java ne jave, ata kane me pak emocione dhe me shume siguri ne “profesionin” e tyre. Te henat, qe jane bere mbremjet me argetuese te familjeve shqiptare, kane ne fokus ata 12 vogelushe qe jane gati edhe sonte te futin ne “kurth” personazhe te njohur, madje edhe te marrin prej tyre cdo lloj informacioni qe duan.
Po kush do te jete sonte perballe gazetareve te vegjel?
Nata e peste te spektaklit “Ne kurthin e Piter Pan” do te sjelle para publikut dy personazheve te tjere mjaft te njohur.
Eni Vasili
Gazetarja dhe moderatorja e programit “Open” ne Top Channel, do ta lere per sonte arenen e debateve televizive per ceshtjet me te rendesishme te politikes dhe aktualitetit, per t’u gjendur perballe gazetareve te vegjel dhe per te treguar me shume per veten, ne nje profil tjeter. Tashme, ne pritje te embel dhe ne pritje te dy vajzave binjake, Eni po perjeton nje periudhe te lumtur ne jeten e saj, per te cilen, pa dyshim, do te flas edhe sonte nga anija e Piter Panit.
Jashte ftohtesise se politikes dhe aktualitetit, fushates zgjedhore dhe presionit mediatik qe shkakton ajo, Eni do te sjelle nje natyre krejt tjeter te vetes qe nuk duhet ta humbni.
Agron Duka
Nje prej emrave me te njohur ne fushen e biznesit dhe politikes, sonte do te jete i ftuar perballe femijeve per te zbuluar veten ne nje profil tjeter. Jashte politikes dhe jashte biznesit, Duka do te ndihet ndryshe perballe femijeve, per te folur per sportin, per raportin e tij me vellane, Armand Duken, por edhe per raporte te tjera me te cilat biznesi dhe politika e ka perballur.