Nita Latifi është këngëtare e njohur, por ajo se fundmi eshte bere e njohur edhe nga formati i Big brother ku ka folur per vete dhe semundja qe e shoqeron prej nje viti.
Ajo eshte nje interpretuese shume e mire e muzikes live. Ajo ka perfunduar gjimnazin “Sami Frasheri” ne Prishtinë. Eshte pjese e nje bendi muzikor me te cilin performon live. I pelqen shume aktrimi. Per momentin ajo vazhdon studimet ne Universitetin e Prishtines, ne Fakultetin Fiziologjik.
Biografia dhe mosha e Nita Latifi
Në Maj 2012, Nita Latifi merr pjesë në Top Fest 9 me këngën “Merre Ose Leje”, ku pati mjaft sukses pasi qe fillimisht ajo u kualifikua per ne gjysemfinalen e ketij festivali per te kenduar live ne naten e 2-të e me pas per tu kualifikuar per ne finale. Performoi e para nder 18 finalistet e nates finale dhe arriti te rrembeje çmimin “Best Rock Alternative”.
Semundja e fshehur e kengetares
Ishte prekës rrëfimi i Nita latifi ditën e djeshme në “Big Brother VIP” ku zbuloi se ka qenë e prekur nga tumori në gji.
Nita latifi deklaroi se ishte prekur nga semundja e rëndë para një viti, por fatmirësisht e kishte kaluar me sukses.
Pas hyrjes në shtëpinë e famshme ajo tha se i ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtën problem dhe si pasojë gjatë ditës së sotme në koordinim me produksionin ka dalur nga shtëpia për të kryer një kontroll mjekësor.
“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji, jam operuar ka kaluar me sukses por kur kam hyrë në shtëpinë kam patur disa shtrëngime, therje dhe sot kam qenë në kontroll që doli që ka ende diçka por që nuk është shqetësueses, është çdo gjë në kontroll, jam në mbikëqyrje” – tha Nita drejtuar banorve.