Nje gje eshte e sigurt, nje yacht party do te ishte destinacioni i endrrave per kedo qe do te realizoje nje feste te paharrueshme.
Nese mendon per nje feste ne vere, mendja te shkon menjehere ne det, ku muzika perzihet me zhurmen e dallgeve, atmosfera nderthuret me aromen e detit dhe si tavan sherben qielli i pafundme…
E tille ka qene festa e fundit e realizuar nga Class Events per Vanesen – nje vajze speciale e mbushur me jete, energji dhe nje class te lindur.
Ne festen plot ngjyra ne yacht, Vanesa festoi ne pranine e mikeshave te saj te ngushta. Dress code i festes ishte “off white” dhe ishte nje zgjedhje perfekte, pasi nuk stononte aspak me ngjyrat e ndezura te dekorit.
Ngjyrat qe mbizoteronin dekorin ishin portokallia dhe roza neon, dhe sigurisht s’mund te mungonin xixat. Gjithashtu embelsirat u kombinuan me te njejtat ngjyra te dekorit, duke u nderthurur ne menyre natyrale me te bardhen qe mbizoteronte ne yacht.
Nderkohe ne gota u vendos nje shkronje “V” ne ngjyre argjendi. Edhe per kendin e fotove u krijua nje “V” e gjitha me trendafila portokalli e roze, ndersa si sfond ishte pamja me e bukur qe mund te ekzistoje – deti qe puthej me qiellin ne horizont.
Nje ditelindje s’mund te festohet me bukur sesa ne nje yacht ne pranine e mikeshave te zemres…