Instalacioni më i ri në Tiranë, i projektuar nga arkitekti Arjon Muharremi, është një ndër artet më të modernizuara dhe tërheqëse të kryeqytetit shqiptar.
Ky instalacion është i ndërtuar me materiale të lartë cilësie dhe teknologji të avancuar, duke e bërë atë një shembull i mrekullueshëm të inovacionit dhe progresit në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë.
Ky kub me shufra inoksi është prezantuar në Bienalen e Mesdheut 18. Sipas konceptit të autorit Muharremi vepra përthyen realitetin urban. Ai e koncepton si një muze me hapësirë të vogël që do të shërbejë për ekspozita të artit bashkëkohor.
Me themel konceptin e paradoksit më të ri mesdhetar, të kampeve të refugjatëve që nuk i strehon askush dhe strehëzave që gjenden lehtë në AirBnb, kjo vepër do të ketë, ndërkaq, funksionin e një hapësire ekspozitash të arteve të ndryshme në një nga sheshet më të gjallë të Tiranës të kohëve të fundit.