Pallati i Brigadave ose Presidencial hapet per vizitore . Ai u projektua per familjen mbreterore , por mbreti Zog ishte larguar nga Shqiperia qe ne vitin 1939 si pasoje e pushtimit italian te vendit.
Perse e njohim si “Pallati i Brigadave”?
Emrin “ Pallati i Brigadave” e mori ne vitin 1945 ne nderim te brigadave partizane qe e cliruan , emer i cili u perdor gjate regjimit komunist. Duke filluar nga viti 1992, pas renies se komunizmit, emri zyrtar i ketij institucioni eshte “Pallati Presidencial”. Qe nga viti 1945 ndertesa sherben si Pallat Presidencial per pritje zyrtare.
Parku i Pallatit te Brigadave, si pjese integrale e Parkut te Madh te Liqenit, eshte jo vetem nje nga nga parqet me te medha, por eshte unikal me gjelberim ekzotik dhe konsiderohet nga realizimet me te mira dhe te arritura ne vendin tone per nga arkitektura e mjedisit.
Siperfaqja e kompleksit te Pallatit te Brigadave eshte 74 ha. Gjelberimi i kompleksit eshte mbeshtetur nga projekti i gjelberimit i Pietro Porcinai (nje nga projektuesit me te njohur europiane te pasluftes) dhe projektit te vellezerve Zgaravatti me 1935.
Pjesen me te madhe te pallati presidencial e ze Pylli-Park me siperfaqe 64 ha. Mbjelljet ne Pyllin-Park jane bere midis viteve 1937-1945. Ne kompleks jane mbjelle rreth 70 lloje druresh dhe shkurresh dekorative. Ketu perfshihet bimesi me gjelbërim gjithe vjetor dhe me gjelberim te perkohshem. Pylli-Park pershkruhet nga rruge-shetitore te shtruara me asfalt. Kompleksi ka gjithashtu nje sipefaqe bari prej 52.000 m2, siperfaqe ujore prej 10.000 m2 dhe sera 1500 m2.
Arkitektura dhe kopshti rrethues tek Pallati Presidencial
Pallati i Brigadave u themelua nga arkitektet italiane ne fillim Gulio Berte . E gjithe puna per ndertimin e pallatit u perfundua nga Gherardo Bosio ne vitet 1939- 1941. Pallati dallohet per stilin racionalist. Eshte i vecante ne llojin e tij, jo vetem ne vend, por edhe ne krahasim me arkitekturen fashiste, duke perfshire edhe vete Italine. Ky park eshte nje galeri e vertete me skulptura mitologjike. Arkitektura e tij permban elemente qe i ngjasojne Tempullit te Muzave. Ne te gjejme kultet mitologjik te Apollonit, realizuar ne vitet ’30 -’43. Ne zona te ndryshme ka shatervane, galeri skulpturash, kopshte me peme, lule dhe labirinte ne forme spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit.
Historia e kopeshtit dhe Parkut te Pallatit Presidencial ne Tirane , eshte i lidhur ngushtesisht me kompleksin e Rezidences Mbreterore te porositur nga Mbreti Zog ne mesin e viteve 30′, sipas idese se pare te arkitektit italian Florestano di Fausto e me vone te arkitektit Berte’. Me 1939, duke qene se ndryshon porositesi, kompletimin dhe risistemimin e projektit e merr persiper arkitekti tjeter italian Gerardino Bosio, i cili megjithese operon ne nje kohe te shkurter, arrin t’i japi nje gjurme ‘racionalise’ projektit, me ane te formave gjithmone me te rregullta gjeometrike. Nje konceptim i tille perfshin edhe parkun, si nje vazhdimesi natyrale e pallatit, produkt i dy projekteve: i pari, nga Pietro Porcinai (1935) dhe tjetri nga Vellezrit Sgaravatti (1937). Keto projekte u perpunuan nga Gerardo Bosio me 1939 duke i dhene parkut pamjen qe ka sot.
Pallati i Brigadave ose pallati presidencial eshte i vetmi pallat mbreteror ne bote i ndertuar ne kete stil arkitektonik. Ndertimi i Pallatit u financua me fonde publike dhe te gjitha materialet u sollen nga Italia. Pallati u inaugurua ne maj 1941 gjate vizites ne Shqiperi te mbretit Viktor Emanueli III. Gjate periudhes se pushtimit italian, Pallati sherbeu si rezidence e Mekembesit te mbretit, ndersa nga viti 1943 deri ne vitin 1944 kompleksi sherbeu edhe si seli e Asamblese Kombetare. Gjate periudhes se Socializmit (1945-1991), objekti eshte perdorur per pritje dhe ceremoni shteterore, funksione qe i kryen edhe sot.
Stili arkitekturor ne Pallati Presidencial
Pallati dallohet per stilin racionalist. Eshte i vecante ne llojin e tij, jo vetem ne vend, por edhe ne krahasim me arkitekturen fashiste, duke perfshire edhe vete Italine. Ky park eshte nje galeri e vertete me skulptura mitologjike, i ndertuar sipas modelit te Tempullit te Muzave, i kultit mitologjik te Apollonit, realizuar ne vitet ’30 -’43. Parku Mbreteror ka nje siperfaqe prej 74 ha. Ne zona te ndryshme ka shatervane, galeri skulpturash, kopshte me peme, lule dhe labirinte ne forme spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit.Lajmi i mire eshte se pallati i brigadave hapet per vizitoret.
Rendesia e ketij pallati qendron ne faktin se gjithcka aty eshte ruajtur perfekt nga nderhyrjet e njerezve. Madje dhe pemet jane origjianale sic jane mbjelle 80 vite me pare, po keshtu dhe bimesia ne kopesht. Gjithcka brenda, muret, tavanet, dhomat jane ruajtur shkelqyer, por gjithsesi kane nevoje per nje rivleresim dhe restaurim pasi fshehin nje potencial te madh te trashegimise shqiptare.Pallati i brigadave hapet cdo fundjave dhe ne udhetimin tone te pare do te preferonim nje guide per te na treguar rendesine e Pallatit dhe cdo objekt te tij. Ndoshta menyra me e mire do te ishte qe njerezit te ishin te drejtuar dhe orientuar dhe jo thjesht te shetisnin neper kopesht e kudo. Lajmi i mire eshte se Tirana tashme ka nje tjeter destinacion te rendesishem per te terhequr turistet.
Pallati i Brigadave ose pallati presidencial hapet per njerezit dhe ju mirpret cdo fundjave me hyrje pa pagese nga ora 09:00-16:00.
Parku i pallatit te Brigadave
Pylli-Park pershkohet nga rruge-shetitore te shtruara me asfalt. Kompleksi ka gjithashtu nje siperfaqe bari prej 52.000 m2, siperfaqe ujore prej 10.000 m2 dhe sera 1500 m2.
1. PALLATI – Pallati eshte ngritur mbi kodrat e Saukut ne ane te rruges Tirane-Elbasan me pamje mbi qytetin e Tiranes. Pallati eshte vendosur jo ne aks te rruges hyrese, por ne krahun e djathte te saj dhe kjo eshte bere me qellim qe te ruaje intimitetin e vete objektit dhe banoreve, per te mos u dukur nga jashte rrethimit. Hyrja e Pallatit eshte e orientuar nga Jugu, ndersa krahu i pjeses se apartamenteve mbreterore eshte i orientuar nga ana e Veriut, me pamje mbi qytetin e Tiranes.
2. SHETITORJA – Shetitorja fillon nga hyrja kryesore e Parkut deri tek Odeoni dhe eshte e kufizuar ne te dy krahet me dy rreshta qiparisash, sipas modelit te parqeve fiorentine. Midis qiparisave ne distanca te caktuara jane te vendosura ndenjese guri.
3. ODEONI – Odeoni eshte projektuar si elementi aksial qe do te shihej qe nga hyrja kryesore ne Park. Odeoni eshte konceptuar si kolonade gjysem rrethore. Ne hapesirat mes kolonave jane vendosur bustet e disa figurave historike shqiptare si Vaso Pasha, Bajram Curri, Jeronim de Rada, Abdyl Frasheri, Kostandin Kristoforidhi.
4. SHATERVANI – Shatervani eshte projektuar perpara hyrjes kryesore te Pallatit ne aks te portes kryesore. Monumenti i bronxte i vendosur ne te eshte projektuar nga artisti i madh Odhise Paskali. Shatervani ne projektim i pershtatet pjerresise se terrenit, duke u zhvilluar ne tre nivele.
5. KISHEZA – Kisheza e Pallatit (Kapela) eshte projektuar si vendi ku do te kryente sherbesat fetare mbreteresha Geraldine. Me pas gjate realizimit projekti nuk u ndryshua duke patur parasysh se edhe monarku italian ishte katolik. Kisheza eshte objekt njenefesh me dritare te veshura me lastra alabastre.
6. KOPSHTI – LULISHTE – Kopshti-lulishte eshte vendosur ne krahun e djathte te Pallatit dhe eshte i rrethuar nga nje mur i larte shkurresh dekorative me lartesi rreth 4 m. Ne qender te Kopshtit eshte vendosur nje shatervan dekorativ me ne qender nje statuje alegorike bronxi.
7. GALERIA E OLEANDRAVE – Galeria e oleandrave ndodhet ne zgjatimin e aksit kryesor pertej Odeonit. Galeria eshte krijuar nga rritja e kultivuar e oleandrave te mbjella dendur ne te dy krahet e rrugices.