Miley Cyrus foli per “krizen e identitetit” qe pesoi pasi luajti rolin e Hannah Montana.
Cyrus, 28 vjeç, ndau ne Spotify’s Rock This me Allison Hagendorf podcast te Premten se roli kishte nje ndikim te madh ne ndjenjen e saj te vetvetes.
Cyrus luajti si Hannah Montana ne Disney Channel per kater sezone nga 2006 ne 2011.
Cyrus u shpreh se Hannah ishte nje rol aq i shpeshte, saqe ajo e ndjente veten e vlefshfshme vetem si Hannah Montana.
“Kur nuk e kisha ate paruke ne koke, nuk ndihesha vetvetja. Madje me dukej sikur askush nuk interesohej per mua. Nuk ndihesha me si nje yll. Me dukej sikur nese nuk isha Hannah Montana, askush nuk do kujdesej per mua.”
Çfare eshte ‘kriza e identitetit’?
Nese jeni duke perjetuar nje krize identiteti, mund te vini ne dyshim sensin tuaj te vetvetes ose identitetit. Kjo shpesh mund te ndodhe per shkak te ndryshimeve te medha ose stresuesve ne jete, ose per shkak te faktoreve te tille si mosha ose perparimi nga nje faze e caktuar (per shembull, shkolla, puna ose femijeria).
Te kesh nje krize identiteti nuk eshte nje gjendje e diagnostikueshme, keshtu qe nuk ka “simptoma” tipike, si me nje te ftohte ose grip. Ne vend te kësaj, ketu jane shenjat qe mund te perjetoni gjate nje krize identiteti:
-Ju po pyesni kush jeni – ne pergjithesi ose ne lidhje me nje aspekt te caktuar te jetes siç jane marredheniet, mosha ose karriera.-Po perjetoni nje konflikt te madh personal per shkak te pyetjes se kush jeni ose rolit tuaj ne shoqeri.-Kohet e fundit mund t’ju kene ndodhur ndryshime te medha qe kane ndikuar ne ndjenjen tuaj te vetvetes, siç eshte divorci.-Vini ne pyetje gjera te tilla si vlerat tuaja, shpirterore, besime, interesa ose rruga e karrieres qe kane nje ndikim te madh ne menyren se si e shihni veten.