Behet fjale per krijimin e nje parku multifunksional buze Bunes, projek ky qe u prezantua me heret dhe nga kandidati socialist per kete bashki, Benet Beci.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ne rrjetet sociale fotot e nje projekti qe sipas tij do te transformojne qytetin e Shkodres.
“Projekti perfshin krijimin e nje parku multifunksional buze Bunes, me nje hapesire prej 18 hektaresh; portin prane Ures se Bunes si nje pol i ri turistik, si dhe ngritjen e nje muzeu qe do te nxjerre ne pah vlerat historike te Shkodres.
Ky projekt gjithashtu do te kete impakt te larte edhe ne lehtesimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut ne qytet, pasi parashikon zgjerimin e rruges nga Harku i Berdices tek Ura e Bahcallekut perfshire dhe zgjerimin e ures ne kater korsi”, shkruan Rama krah fotove te projektit.