Punet fizike aktuale qe do te zevendesohen nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale jane te shumta. Nje nga studimet e Oxford ka treguar se 702 lloje te ndryshme pune ne Amerike mund te automatizoheshin lehtesisht duke pakesuar nevojen per me shume punonjes fizike.
Ata arriten ne perfundimin se plotesisht 47% e ketyre puneve mund te behej nga makinerite “gjate nje ose dy dekadave te ardhshme”.
Studimi gjen nje variacion te madh midis vendeve: punet ne Sllovaki jane dy here me te cenueshme se ato ne Norvegji. Ne pergjithesi, punetoret ne vendet e pasura duken me pak te rrezikuar sesa ata ne vendet me te ardhura te mesme.
Lajmi i mire eshte se aktiviteti ekonomik mund te rritet me 50% ose me shume, cka do te thote se edhe me AI ndoshta nuk do te kete njerez te mjaftueshem per te plotesuar te gjitha vendet e reja te punes qe do te krijohen. Dhe duke qene se keto pune do te kerkojne shkalle te larte intuite dhe kreativiteti, atribute qe robotet e teknologjise ende nuki posedojne, punet e se nesermes do jene me fitimprurese dhe me permbushese.