Lidhjet e personave te famshem duken si nje kaos i vertete dhe kete e tregon me se miri puthja e famshme ne Tokio, mes Emily Ratajkowski dhe Harry Styles. Pikerisht per kete moment, Emily foli ne kopertinen e “Spanish Vogue” dhe tregoi perjetimet e saj mbi momentin dhe videon qe u be super virale.
Modelja e njohur ka folur per here te pare per puthjen e famshme ne kopertinen e “Spanish Vogue”, ku ka treguar si e priti faktin qe u be kaq virale puthja pasionate me Harry Styles ne rruget e Tokios.
“S’e prisja qe te ndodhte. Mendoj, ne pergjithesi, ka nje arsye pse ca persona te famshem ne Los Angeles punesojne truproja, nuk shkojne ne restorante publike…Ideja qe te heq dore nga liria ime per hir te sigurise eshte dicka qe une ende s’e kam menduar”, tha ajo dhe shtoi se eshte shume e cuditshme qe perjeton disa eksperienca dhe me pas, i merr vesh e gjithe bota dhe i komenton pervojat e saj.
Emily foli edhe per ndjenjat e mikes se saj dhe ish-partneres se Harry, regjisores dhe aktores Olivia Wilde dhe tha se i vjen keq per te. “Me vjen keq per Olivia-n sepse iu desh ta vuante situaten ne disa raste”.
Emily dhe Harry u filmuan duke u puthur ne Tokio dhe interneti u shokua. Menjehere nisen spekulimet dhe komentet e shumta. Emily, muajt e fundit ka qene ne qender te vemendjes per marredheniet e saj me burra te ndryshem. Fillimisht, u tha se ajo takohej me Brad Pitt, me pas me Pete Davidson, Orazio Rispo, Jack Greer dhe Eric Andre.
Harry Styles eshte ish-i i shoqes se saj Olivia Wilde.
Kujtojme qe Harry Styles dhe Olivia Wilde u ndane ne nentor te 2022 pas gati dy viteve lidhje.