Gjigantet e teknologjise se Kines dhe SHBA-ve jane rritur shume me shume gjate pandemise, ndersa shume njerez filluan te blinin dhe te kerkonin burime argetimi online. Kjo solli krijimin masiv te pasurise personale per themeluesit dhe aksionaret e ketyre titaneve te teknologjise.
Sipas listes vjetore te Forbes, Pekini tani ka me shume miliardere se çdo qytet tjeter ne bote.
Kryeqyteti kinez shtoi 33 miliardere vitin e kaluar dhe tani ka 100, sipas revistes se biznesit. Ne kete menyre, Pekini le pas me nje rezultat te ngushte Nju-Jorkun, i cili ka 99 miliardere dhe ka qene ne krye te renditjes per shtate vitet e fundit. Mbajtja e Covid-19 nen kontroll, rritja e firmave te teknologjise dhe tregjeve te aksioneve e ndihmuan Pekinin te fitonte vendin e pare.
Edhe pse Pekini tani ka me shume miliardere, vlera e kombinuar neto e miliardereve te Nju-Jorkut mbeti 80 miliarde dollare, me e madhe se ajo e homologeve te tyre ne Pekin.
Banori me i pasur i Pekinit ishte Zhang Yiming, themeluesi i aplikacionit TikTok dhe shefi ekzekutiv i firmes se tij meme ByteDance. Vlera e tij neto ishte dyfishuar ne 35,6 miliarde dollare.
Ndersa, banori me i pasur i Nju-jorkut, Michael Bloomberg, kishte nje pasuri me vlere 59 miliarde dollare.
Kina, e cila veç Pekinit kishte pjese te listes se Forbes edhe Hong Kongun dhe Makaon, shtoi 210 miliardere ne liste, me shume se çdo vend tjeter globalisht. Gjysma e miliardereve te rinj te Kinës e bene pasurine e tyre nga ndermarrjet prodhuese ose teknologjike, duke perfshire miliarderen femer Kate Wang, e cila u pasurua nga cigaret elektronike.
Me 698 miliardere, Kina renditet pas SHBA-ve, qe kryesojne me 724 miliardere.
India kishte numrin e trete me te larte te miliardereve, 140.
Pekini