Nese ju pelqejne shume qoftet, por nuk doni te shtoni kilograme, atehere duhet te provoni patjeter qoftet me lulelaker dhe karota.
Jane te shpejta per t’u bere, te shijshme dhe nje zgjidhje ideale per t’u marre me vete ne pune. Receten e sjell Erida Kabashi, si me poshte:
Perberesit:
1 lulelaker e zier per 7-8 minuta
1-2 karota
1 veze
150 djathe kackavall i grire
50 gr buke e grire
Kripe
Piper
Vaj ulliri
Majdanoz
Menyra e pergatitjes:
Pasi e kemi zier 7-8 minuta, lulelakren e leme te kulloje dhe me pas e grijme imet me nje pirun. Po ashtu, karoten e grijme ne rende shume imet.
I bashkojme te gjithe perberesit dhe formojme brumin.
Qoftet e formuara i pjekim ne furre per 20-25 minuta ne 220 grade.
Sa i perket kripes, per keto sasi mjafton 1 luge kafeje, ndersa piperin e shihni me sy, sipas preferences.
Erida sugjeron t’i shoqeroni me kos grek ose salce kosi.