Ballokumja eshte nje nga embelsirat autentike shqiptare, tradite e qytetit te Elbasanit dhe simbol i Dites se Veres gjithashtu.
Pavaresisht se tradita e pergatitjes se saj eshte me rastin e Dites se Veres ajo pergatitet edhe si embelsire ne cdo rast e kohe.
Kjo recete kerkon durim dhe kujdes duke nisur nga perzgjedhja e perberesve dhe deri tek perpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes.
Nese jeni akoma ne pergatitje e siper per ballokumet me shije unike te Elbasanit, kjo eshte receta origjinale.
Perberesit:
1 kg miell misri i situr
1 kg sheqer
0.5 kg gjalpe
8 kokrra veze
Nje ene e madhe bakri e pakallajisur ose prej qelqi
Pergatitja
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin e bere pluhur deri sa te behet nje mase e bardhe. E mira eshte qe rrahja e mases te behet me dore, sepse fundi i rrahjes ndihet kur te duket se preken fije me doren qe po perzien masen. Shtohen vezet nje nga nje. Rrihen derisa te behet nje mase e vetme.
Pastaj hidhet mielli dalengadale duke vazhduar perzierjen. Kujdes ne hedhjen e miellit, sepse mielli i tepert i ben te forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi eshte harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta ne qetesi pavaresisht se ai mund te duket i qullet. Kjo kohe mjafton qe grimcat e miellit te thithin lageshtiren e brumit te qullet. Pas kesaj brumit mund t’i shtohet edhe nje dore miell nese eshte e nevojshme kur ai mbetet si i qullet.
Pjekja
Pudroset tepsija me miell dhe mbi te vendosen topat e brumit me madhesine e grushtit te dores. Pastaj futet tepsija ne pjekje per rreth 40 minuta ne 170°C deri sa te formoje pak kore (jo te skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet te ftohet me qellim qe ballokumet te shkeputen lehtesisht.
Ju befte mire… dhe gezuar!