Aktori i njohur hollivudian per te gjithe ata qe nuk e dine eshte i martuar me Alejandra Silva, e cila eshte 34 vjet me e re se artisti. 73-vjecari,eshte padyshim nje nga aktoret me te pelqyer per rolet e tij te suksesshme ne filma romantike si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”.
Aktori i njohur, Richard Gere u shpreh per vitet e para te karrieres se tij, kur po perpiqej te arrinte nje vend te rendesishem si aktor. 73-vjecari tha se:
” Vakti im ishte vetem nje veze,” tha ai per vitet e para te karrieres se tij, kur po perpiqej te arrinte nje vend te rendesishem si aktor. “Ngrenia ne restorante ishte e pamundur per mua. Keto ishin kohe te veshtira dhe te deshperuara”.
Ylli 73-vjecar tha gjithashtu: “Une isha i uritur gjate viteve ’70 si aktor ne fillimet e karrieres sime, vetem duke u perpjekur te arrija dicka. Une pata fatin te punoja, por atehere nuk kishte shume aktore qe benin para. Une isha duke bere Broadway per here te pare”.
Sipas Gere, te qenit i uritur ishte norme per shume njerez, por vecanerisht per aktoret qe nisnin udhetimin e tyre ne Nju Jork.