Rita Ora dhe Taika Waititi kane ngritur temperaturat duke u shfaqur se bashku ne cover-in e ri per revisten ‘Vogue’ te Australise. Kopertina e revistes prestigjioze mban titullin “Rregullat e dashurise: Rita Ora dhe Taika Waititi cifti i ri i fuqishem” ku cifti flasin per marredhenien e tyre dhe martesen.
32-vjecarja dukej e mahnitshme me nje fustan te gjate me temina, kurse partneri i saj zgjodhi nje pale xhinse dhe triko te bardhe. Ata folen per albumin “You & I”, ne te cilin Rita frymezohet dhe rrefen dashurine e saj me regjisorin e famshem. Kengetarja tregoi te gjithe procesin e krijimit te albumit dhe u shpreh:
“Ka qene nje deshmi e ndodhive te dy viteve te fundit. Sinqerisht, s’kam menduar per gje tjeter dhe thjesht kam shkruar ndjesite e mia. Doja t’i nxirrja nga vetja dhe konceptet u bene kenge dhe kenget, album. Ishte kaq organike. Gjate procesit, lidhja ime me Taika-n ishte nje prej frymezimeve me te medha, por po perjetoja edhe miqesi te reja me njerez qe me kuptonin”- “E dua dashurine. Gjithnje kam qene e frymezuar nga dashuria, pasi i adhuroj novelat romantike, filmat romance, e gjithe krijimtaria ime ne muzike lidhet me dashurine dhe shpresen”, tha Rita Ora .
Nga ky album,Taika ka si kenge te preferuar “Notting Hill”, pas i zgjon ndjesine e nostalgjise, eshte nje balade e bukur dhe rinine. Por, si ndihet ai qe Rita i ka dedikuar nje album te plote? Taika ktheu nje pergjigje tipike: “Une jam Luani ne horoskop dhe e gjithe bota vertitet rreth meje. E jetoj jeten sikur jam ne “The Truman Show” dhe gjithcka organizohet per te me argetuar mua. Ndaj, ka kuptim qe me ne fund, dikush shkroi nje kenge per mua. Jam vertet i nderuar.
Gjate intervistes ata kane zbuluar sekretin e marteses se tyre te suksesshme, i cili ka te beje me lenien e kohes per njeri-tjetrin.“Ky eshte sekreti i marteses, marredhenieve, ka te beje me gjetjen e atij personi me te cilin deshiron te shoqerohesh”, tha Taika. Rita Ora shtoi: “Ka te beje me sakrifikimin e gjerave te caktuara dhe per te gjetur kohe per njëri-tjetrin, vecanerisht kur ka dy njerez te zene ne marredhenie… Nese vertet kujdeseni per dike, do ta kuptoni”.
Taika gjithashtu pranoi se ndihej ‘i relaksuar dhe i qete’ sa here qe ishte prane Rites. “Kam bere shume gjera me njerez te tjere me te cilet nuk kam qene kurre ne nje marredhenie, te cilat ndjehen shume te ngurte dhe energjia nuk ekziston. Jemi me te qete me njeri-tjetrin dhe mund te bejme shaka dhe me pas mund te behemi edhe serioze kur duhet”.-tha regjisori.
Sipas Rita Ora : “Duhet te sakrifikojme ca gjera qe te gjejme kohen per njeri-tjetrin, sidomos kur jemi 2 njerez te zene. Respektojme kohen dhe hapesiren e njeri-tjetrit”, gjithashtu, dha edhe nje keshille per nje lidhje te shendetshme, e cila ndonese nuk eshte shume konkrete, serish ben sens. “Nese te intereson vertet, do ta gjesh vete”, tha ajo. Ndersa Taika shtoi: “Gjithashtu, duhet te siguroheni qe te kaloni kohe bashke. Mendohet se eshte e thjeshte qe te gjesh kohe, vecanerisht kur njerezit jane te famshem dhe shume te zene, por nuk eshte keshtu. Kjo eshte martesa, marredhenia, ka te beje me gjetjen e atij personi qe do te shoqerohesh dhe sigurisht, te gjesh kohen per ta bere kete”.
Sakaq, Rita Ora zbuloi se bashkeshorti i saj ishte ‘frymezimi me i madh’ pas albumit te saj te ri “You & I”.