Lajmin e bukur dhe te shumepritur kengetarja e ka ndare me fansat e saj te shumte ne rrjetin e saj social Instagram.
Rita Ora ka zbuluar titullin dhe daten e publikimit te albumit me te ri te saj. Ky album eshte i treti ne karrieren e saj 10-vjecare.
“Albumi im i trete “YOU and I” do te dale ne shitje me 14 korrik dhe eshte i qasshem per t’u rezervuar qe tani. Ky album do te thote vertet shume per mua, eshte si ditari im i viteve te fundit, eshte tingulli im dhe e ndjej kaq te vertete ne ate kush jam une sot. Mire se vini ne epoken e re, RO3 po vjen. Shijoni historine time te dashurise”, ka shkruar ajo.
Ajo ka publikuar nje foto ne rrjetin e saj social Instagram, ku shihet ne nje studio ku qendron e ulur ne karrige dhe prane saj eshte nje mashkull. Perkrah postimit artistja ka bere me dije se albumi do te titullohet “YOU and I” dhe do te publikohet i plote me 14 korrik.
Kujtojme qe kengetarja shqiptare me fame boterore tashme ka publikuar dy kenge nga ky album, “You Only Love Me” dhe “Praising You” ne bashkepunim me Fatboy Slim. Hera e fundit kur ajo publikoi nje album te plote ishte viti 2018, albumi “Phoenix”.