Robert Aliaj ka folur per here te pare per situaten e krijuar ne shtepine e “BBV” pas hyrjes se Sabianit dhe qasjes se tij ndaj marredhenies se Kristit me Keisin.
Ai e konsideroi situate “delikate”, por pergezoi si Kristin ashtu edhe Keisin per menyren sesi u sollen.
Sa i perket Sabianit, mund te thuhet se Roberti u tregua mjaft i permbajtur, duke patur parasysh “presionin” qe ushtroi hyrja e tij te çifti, gje e cila nuk u prek aspak as nga opinioniste e “BBV.”
“Deklarata ime u keqkuptua. E ndihmoj idene qe te rinjte te jene te qete dhe te pandikuar nga jashte, as nga prindi. Nuk e shoh fare komode situaten e nje djali ose nje vajze te re, qe dashurohet ne prani te prinderve. Eshte nje gje qe edhe produksioni duhet ta kishte marre ne konsiderate, eshte jashte normave. Duke ditur çfare ka ndodhur dhe çfare eshte thene, duhet te ishte ruajtur marredhenia qe ata te dy ndertuan aty brenda. Me erdhi keq per Keisin ne momentin qe doli Kristi. Edhe pse nuk kam asnje bindje per marredhenien e tyre sepse i takon vetem Kristit. Keisi eshte nje vajze delikate, nuk mund ta mohoj. Ajo sjellje naten qe doli Kristi ishte gjeja me e paster ne kete “Big Brother”. Aty ka edhe nje çift tjeter (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kane mendjen per loje. Aty po fusin spica, po perpiqen ta manipulojne dhe me vjen per te vjelle. Produksioni duhet te kete një lloj misioni aty, duhet t’i marre njerezit, t’i keshilloje, por edhe ti zgjedhe. Nuk mund te marresh tipa te papergjegjshem neper panele”- tha Robert Aliaj.
Robert Aliaj theksoi se as nuk ka patur e as nuk do te kete ne plan te futet brenda shtepise se “BBV”, megjithate nuk e refuzoi idene e nje kafeje me Sabianin.