Kupa e Botes per vitin 2022, eventi me i madh sportiv do te mbahet ne Qatar. Ne vitin 2010, Katarit iu dha e drejta per te pritur Kupen e Botes FIFA 2022.
FIFA ka publikuar oraret e Boterorit 2022 te futbollit i cili do te startoje me 21 nentor dhe do te mbaroje me finalen ne stadiumin “Lusail” ne date 18 dhjetor.
Tashme kane mbetur dhe shume pak ndeshje per t’u luajtur dhe ne raundin e ardhshem mes te henes e te martes ne mbremje, disa nga ekipet do te sigurojne vendin e tyre per ne finale. Shancet me te shumta jane qe Gjermania te siguroje bileten e para per World Cup, e ndjekur nga Belgjika e cila ka grumbulluar 18 pike ne 6 ndeshjet e para.